GjirafaTravel

Përjetoni më të mirën e Shkupit

12 Qer, 2024

Nëse aventura e radhës ju çon në Shkup, keni bërë më se mirë që jeni këtu.

Për një udhëtim të shpejtë, të lirë dhe me përmbushje të pritshmërive turistike, organizojeni atë duke rezervuar biletën tuaj të autobusit në Gjirafa Travel, dhe mahnituni nga pamjet që ju presin atje.

Për vetëm 8 euro biletë një drejtimëshe, ju do të shkoni nga Prishtina në Shkup brenda dy orëve nga stacioni i autobusave në Prishtinë.

Operatorët në dispozicion janë “Albusi”, “Motoja”, dhe “Amalfi Tours”, të rehatshëm për një udhëtim çlodhës.

 

Ku të shkoni në Shkup

I ndarë në dy pjesë nga lumi Vardar, Shkupi është qyteti më i madh i Maqedonisë së veriut. 

Së pari bëni një shëtitje në sheshin Maqedonia të formuar në periudhën mes dy luftërave botërore, dhe pastaj nisuni të mësoni për historikun e bukuritë natyrore të Shkupit.

Monumentet historike

Ura e gurit, gjendet në lumin Vardar dhe është simbol i Shkupit. E përpunuar në shek. XV, ajo është një lidhje me pjesën e vjetër dhe të re të qytetit.

Kështjella e Kalasë – është një nga ndërtesat më të shquara në Shkup me prezencën e një sërë motivesh të ndryshme kulturore dhe turistike.

 

Stacioni i vjetër hekurudhor, sot është një muze i qytetit të Shkupit dhe një simbol i tërmetit të madh të vitit 1962. Ora në stacion tegon gjithmonë 5 e 17 minuta në mëngjes, atëherë kur edhe tërmeti kishtë shkatërruar cdo gjë.

Po deshët të shihni Çarshinë e Vjetër, thjesht kaloni nga ana e majtë e Vardarit, nëpërmjet Urës së Gurit dhe ja ku jeni. Aty janë ruajtur objekte të shumta funksionale nga periudha osmane, përderisa janë ndërtuar edhe objekte të reja si veti e kohës moderne.

Muzeu i Maqedonisë gjendet në Çarshinë e Vjetër, pranë Kalasë së Shkupit dhe është unik për nga natyra e ndërtimit.

Shtëpia-përkujtimore dhe përmendorja e Nënës Terezë E kush nuk e njeh Nënë Terezën, fituesen e Cmimit Nobel për paqe më 1979. Kjo shtëpi është e vendosur në qendër të Shkupit ajo i është kushtuar pikërisht humanistes së lindur në Shkup.

Lokaliteti arkeologjik, i cili gjendet në pesë kilometra nga Shkupi në afërsi të fshatit Zllokuqan shfaq gjetjet muret, teatri, bazilika civile, vila e qytetit, banja e qytetit, si dhe bazilika e krishterë.

 

2 peisazhet kryesore të Shkupit

Matka është kanioni i thellë në të cilin është ndërtuar akumulimi i parë artificial. Ka më shumë shpella, qendër alpiniste për trajnim, rrjedhë të rregulluar të Treskës për sportin kajak në ujëra të egra, kompleks prej më shumë manastireve, shtëpi malore, restorante, objekte hoteliere, natyrë piktoreske me botë të pasur bimore dhe shtazore. Ju nuk keni parë Shkupin, nëse nuk keni vizituar Matka-në.

Vodno është lokalitet malor i cili ngrihet mbi Shkupin deri në 1.061 metër lartësi mbidetare. Atje gjendet Kryqi i Mileniumit, Kompleksi i manastirit Shën Pantelejmon. Rrugët deri atje janë të rregulluara ndërkohë që do të shijoni gjelbërimin magjepsës. Nga Vodno shihet pothuajse e tërë Lugina e Shkupit dhe qyteti i Shkupit. Prandaj, ai është një nga lokalitetet më të vizituara në rrethinën e Shkupit.

Funksional është edhe teleferiku i cili ka 28 kabina me kapacitet për tetë persona, si dhe gondolat nga ana e jashtme janë pajisur me mbajtës për biçikleta.

Mos prisni më, merrni miqtë me vete dhe stacioni i parë le të jetë nga shtëpia juaj në Gjirafa Travel për më shumë informacione.