Objektivat dhe Fushëveprimi i Politikës së Privatësisë #
Gjirafa ofron shërbime të bazuara në Internet të cilat lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Ju mund të kërkoni apo shfletoni informata të ndryshme, të postoni shpallje, kryeni blerje, apo komunikoni nëpërmjet shërbimeve tona dhe e gjithë kjo na bën shumë krenarë dhe të lumtur.
Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Ne përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që ka hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi përditesuar Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë. Megjithëse kjo rregullore kërkon zbatim vetëm për qytetarët në Bashkimin Evropian, ne kemi filluar t’i aplikojmë këto përditësime në nivel global duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, dhe Maqedoninë e Veriut.
Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.
Këto politika që rregullojnë procedurat dhe masat e sigurisë për mbledhjen e të dhënave janë në përputhje me Ligjin e aplikueshëm.
GjirafaVideo ndër të tjera përmban kanale qe i dedikohen audiencës së moshës minorene, me ç’rast kushtet e shërbimit dhe keto politika te privatësisë duhet pranuar nga prindi ose kujdestari ligjor. Prindi/kujdestari ligjor zotohet që do t’ju përmbahet këtyre kushteve dhe në raport me fëmiun, do të kujdeset dhe mban përgjegjësi për shfaqjen e përmbajtjes.
Definimi i termeve #
Në kuadër të kësaj Politike të Privatësisë termi “GJIRAFA” apo termi “NE” nënkupton Gjirafa, Inc. (me të gjitha degët dhe kompanitë vartëse).
Aty ku përdoret termi “JU” apo “JUVE” varësisht nga konteksti që përdoret nënkupton por pa u limituar: përdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët, apo të tjerët të cilët drejtpërdrejtë apo tërthorazi shfrytëzojnë apo përdorin ndonjë nga shërbimet e GJIRAFA.
Kjo politikë aplikohet për çdo produkt, aplikacion, instrument, ueb faqe apo shërbim tjetër (kolektivisht i referohemi si “Shërbimet”) që është lansuar, administrohet apo është në pronësi të Gjirafa.
Duke përdorur apo shfrytëzuar shërbimet tona dhe/apo duke u regjistruar për të krijuar një llogari të re, ju pranoni dhe pajtoheni me kushtet dhe termet e kësaj Politike të Privatësisë, njëherit autorizoni GJIRAFA që të bëjë mbledhjen, përpunimin, përdorimin, transferimin, shpalosjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale siç specifikohet në këtë Politikë të Privatësisë dhe ligjet në fuqi. Nëse ju nuk na jepni apo siguroni informacionin që kërkojmë, ne mund të mos jemi në gjendje të ofrojmë të gjitha shërbimet tona për ju.
Plotësimet dhe Ndryshimet e Politikës së Privatësisë #
Ne mund ta plotësojmë dhe ndryshojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë duke i përditësuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqen tonë.
Për më tepër nëse plotësim-ndryshimet në Politikën e Privatësisë janë të natyrës thelbësore, mospajtimi i juaj mund të çojë në ndërprerjen e marrëdhënies kontraktuale me ju.
Mbledhja e të Dhënave Personale #
Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:
Shfrytëzoni shërbimet tona;
Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne;
Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj ;
Komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona, dhe;
Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.
Fëmijët dhe Shërbimet e Rezervimit #
Gjatë përdorimit të Platformave të Rezervimit, përdoruesi është përgjegjës për shqyrtimin dhe verifikimin e politikave dhe kushteve të përcaktuara nga operatorët e transportit dhe/apo operatorët e mikpritjes, lidhur me përdorimin e shërbimeve të tyre nga personat e moshës minorene. Ju lutemi të keni parasysh se aftësia për të realizuar një rezervmim, çmimi i rezervimit, si dhe kushte të tjera lidhur me rezervimet mund të ndryshojnë varësisht nëse personi i moshës minorene do të shoqërohet, apo jo, nga një prind dhe/apo kujdestar ligjor.
Të dhënat personale që ne mund t’i mbledhim përfshijnë si vijon: #
Informatat që ju apo në raste kur prindi/kujdestari ligjor i ofroni për ne, si:
Informatat identifikuese siç janë: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne.
Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë).
Informacionet e adresës se dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.
Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, përvoja, edukimi dhe preferencat tuaja.
Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim identifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.
Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë, Gjirafa nuk do të kërkoj që ju të shpalosni të dhënat personale të fëmiut. Ju mund të vendosni emrin e fëmiut tuaj në profil vetëm për qëllim të identifikimit të fëmiut përdorues dhe me qëllim të identifikimit të përmbajtjes së përshtatshme, edhe moshën e tij/saj.
Të dhënat automatike #
Informata që lidhen me ndërveprimin tuaj me shërbimet tona;
Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime apo chat-e, apo kur ju komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID-në e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme.
Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo të shënimeve tjera të pajisjes.
Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi për apo nga sajtet e caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në ueb faqet tona, apo partnereve tanë.
Termet e kërkimit apo filterët e përdorur.
Të dhënat duke përdorur cookies #
Cookie eshte nje fajll standard qe vendoset në kompjuterin apo pajisjen e juaj. Ne mund te përdorim cookies apo teknologjitë e ngjashme për mbledhjen e informatave në lidhje me faqet që ju shikoni, linqet që ju klikoni, dhe veprimet e tjera që ju ndërmerrni në shërbimet tona, brenda reklamave tona apo përmbajtjes së e-mailit ne mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më relevante. Edhe pse shumica e shfletuesve të internetit i pranojnë automatikisht cookies, ato gjithashtu ofrojnë mundësi të pranimit, lajmërimit apo refuzimit të tyre në momentin që tentohet vendosja e tyre në kompjuter apo pajisje. Gjithsesi një pjese e shërbimeve tona mund të mos funksionoje si duhet nëse ju i refuzoni cookies. Kur shfletuesi i juaj i internetit e lejon vendosjen e cookies, ne i përdorim edhe cookies për mirëmbajtje të sesionit edhe cookies të vazhdueshme në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si ndërveproni me shërbimet tona, si: ofrimin e sigurisë se llogarisë, personalizimin e përmbajtjes qe ju shfaqim përfshirë reklamat apo ruajtjen e preferencave te juaja.
Të dhënat nga burime të tjera #
Ne mund të plotësojmë të dhënat personale që ne mbledhim me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe të përdorim informacione demografike që janë publikisht në dispozicion, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.
Personalizimi nëpër pajisje te ndryshme. Kur ju qaseni në Gjirafa nga shfletuesi apo pajisja ne e asocojmë shfletuesin me atë shfletues apo pajisje me llogarinë e juaj për qëllime te kyçjes, sigurisë dhe personalizimit. Shembull nëse ju vizitoni një faqe që përmban sport ne pajisjen laptop, ne mund të ju shfaqim reklama në lidhje me sportin në pajisjen e juaj celulare.
Te dhënat nga ueb faqet e palëve te treta. Ne përdorim informata të përshkruara në këtë politike të privatësisë për të ndihmuar të shfaqim reklama më relevante për ju, të masim efektshmërinë e tyre dhe të njohim pajisjet e juaja që të ju shërbejmë reklama. Kur ju i vizitoni ueb faqet e palëve të treta të cilët janë pjesë e platformës Gjirafa AdNetwork, ne mund të pranojmë të dhëna të përdorimit.
Të dhënat për procesim të pagesave #
Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Në raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen.
Arsyeja e mbledhjes dhe përdorimit
Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:
Identifikimin tuaj për qasje te sigurte në shërbime tona;
Ofruar shërbime te personalizuara dhe relevante;
Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush;
Për t’ju kontaktuar ne lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i e-mail për te vërtetuar llogarinë me e-mail apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve.
Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale;
Që teknikisht të kemi mundësi të ju shërbejmë, si dhe për testime të algoritmeve, për të përmirësuar eksperiencën e juaj dhe për të shfaqur reklama sa me relevante
Si i ruajmë të dhënat e mbledhura #
Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.
Ne nuk i shesim te dhënat e juaja. Ne i përdorim te dhënat e juaja për të ju shërbyer me mirë, si dhe për t’i shfaqur reklamat që ne mendojmë që do të ju pëlqejnë.
Ofruesit e shërbimeve #
Ne përdorim ofrues të shërbimeve për të kryer funksione dhe ofruar shërbime në vendet ku ne operojmë. Shembull ne përdorim shërbime të ndryshme të palëve të treta që na ndihmojnë të operojmë ofrimin e shërbimeve tona, si hostimi i serverëve apo aplikacioneve tona, apo te na ndihmojë të kuptojmë përdorimin e shërbimeve tona, si Google Analytics apo Hotjar. Ne ndajmë informatat e pagesës me ofrues te shërbimeve për te procesuar pagesa, ndaluar, detektuar apo hetuar mashtrim apo aktivitete të ndaluara, ndihmuar zgjidhjen e kontesteve si kthimi i mjeteve apo inkasim i mëvonshëm, dhe çështje të tjera të pranueshmërise së kartelave të debitit apo kreditit.
Ligji dhe interesi publik #
Duke mos ju përmbajte asgjëje që është në të kundërt të kësaj politike të privatësisë apo kontrollit te cilat përndryshe mund t’ju kemi ofruar juve, ne ruajmë, përdorim, apo shpalosim te dhënat e juaja personale nëse besojmë që janë arsyeshmërisht të domosdoshme për të qenë në përputhje me ligj, procese rregullative, apo kërkesa qeveritare; për të mbrojtur sigurinë e cilit do person, për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e platformës tonë, përfshi ndihmën që të parandalojmë spam, abuzim, apo veprime të pa lejuara në shërbime tona, apo për të shpjeguar pse i kemi larguar përmbajtjet e llogarive prej shërbimeve tona; për të adresuar mashtrim, qështje të sigurisë apo qështje teknike; apo për të mbrojtur të drejtat tona apo pronën e atyre që përdorin shërbimet tona. Gjithsesi, asgjë në këtë politikë të privatësisë nuk ka për qëllim të ju kufizoje juve për mbrojtje ligjore apo kundërshtim që ju mund të keni ndaj palëve të treta, përfshi kërkesat e qeverive për shpalosje të të dhënave personale.
Si mund t’i kontrolloni të dhënat të cilat i keni ndarë me ne #
Ju i kontrolloni të dhënat që i ndani me ne. Në çdo kohë ju keni mundësi të vizitoni
https://une.gjirafa.comku do t’i keni në dispozicion të gjitha të dhënat e juaja personale, mundësitë për t’i kufizuar, fshirë apo korrigjuar të dhënat, pëlqimin e dhënë, apo hequr pëlqimet paraprake apo deaktivizuar llogarinë e juaj. Ne gjithashtu ju mundësojmë që të dhënat e juaja të jenë lehtësisht të bartshme duke ju mundësuar që t’i shkarkoni ato, apo në mënyrë të lehtë të na kontaktoni.
Qasja në të dhënat tuaja personale #
Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar dhe garantuar se të dhënat personale që ne mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, dhe sigurojmë që ju keni mundësinë e qasjes dhe korigjimit të tyre. Ju mund t’i shihni, rishikoni, ndryshoni të dhënat tuaja personale duke u kyçur në llogarinë tuaj apo duke vizituar
https://une.gjirafa.com. Ju lutemi përditësoni të dhënat tuaja personale menjëherë posa ato ndryshojnë apo janë të pa sakta. Ne nuk marrim përsipër asnjë kompenzim për ndonjë dëm që mund të shkaktohet si rezultat i të dhënave tuaja të pa sakta dhe të pa përditësuara.
Qasja apo korrigjimi i te dhënave #
Nëse jeni regjistruar për llogari në Gjirafa, ne ju ofrojmë mundësi në SSO (single Sign On) të qaseni, korrigjoni, fshini apo modifikoni të dhënat personale që na i keni ofruar dhe që janë të assocuara me llogarinë tuaj. Ju mund të shkarkoni disa pjesë të informatave në
https://une.gjirafa.com.
Kundërshtimi, kufizimi apo tërheqja e pëlqimit #
Kur ju jeni të kyçur në llogari të Gjirafa, ju mund të menaxhoni konfigurimet e privatësisë dhe funksionet e llogarisë në SSO në çdo kohë. Gjithsesi nëse ju bëni revokimin e pëlqimit tuaj për mbledhje, përdorim, procesim, transfer apo shpalosje të të dhënave tuaja personale për qëllimet e specifikuara në këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të mos keni qasje në të gjitha shërbimet tona, dhe ne mund të mos jemi në gjendje të ju ofrojmë juve të gjitha shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për përdoruesit e tjerë.
Bartja #
Gjirafa ju mundëson që të shkarkoni informatat te cilat i keni ndarë nëpërmjet shërbimeve duke klikuar në
https://une.gjirafa.com.
Preferencat e komunikimit #
Ju keni mundësi të zgjedhni se si ne mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese dhe se si ne mund të ju dërgojmë reklama të personalizuara dhe relevante.
Ju mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes apo aktivitetet e tjera duke vizituar faqen
https://une.gjirafa.com .Ndryshimi i Pronësisë #
Në rast bashkimi, shkrirje, blerjes apo shitjes nga apo në një kompani tjetër, ne mund të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektin e ri të kombinuar në përputhje me standardet tona të përcaktuara në këtë Politikë të Privatësisë. Nëse një e gjë e tillë ndodhë, ne do të kërkojmë që subjekti i ri i kombinuar të zbatojë në përpikëri këtë Politikë të Privatësisë në lidhje me të dhënat tuaja personale.
Siguria #
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit
[email protected]Praktikat e Privatësisë së Palëve të Treta #
Kjo Politikë e Privatësisë adreson vetëm përpunimin, përdorimin, transferin, shpalosjen dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale që ne i mbledhim nga ju. Nëse ju shpalosni të dhënat tuaja personale me të tjerët, ose në qoftë se ju jeni drejtuar në një faqe interneti të palës së tretë, do të zbatohen politikat, praktikat dhe njoftimet e tyre të privatësisë.
Ne ju inkurajojmë që para së të hyni në një transaksion apo para zbulimit të të dhënave tuaja personale me partnerin tuaj tregtar të vlerësoni me kujdes politikat e tyre të privatësisë dhe sigurisë.
Sugjerimet dhe Ankesat #
Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit
[email protected].
Fëmijët dhe shërbimet tona #
Përmbajtja që është e dedikuar për fëmijët të cilët nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, prindi apo kujdestari ligjor mban përgjegjësi për zbatimin e politikave dhe kushteve të përdorimit. Gjirafa në asnjë rast nuk mund të mbahet përgjegjëse për veprimet e prindit apo kujdestarit ligjor në raport me fëmiun. Ju lusim që fëmiun ta përcjellni me kujdes gjatë përdorimit të përmbajtjes.
Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë #
Ne mund ta revidojmë kohë pas kohe këtë politikë të privatësisë. Versioni më i përditësuar do të rregullojë procesimin tonë të informative tuaja personale dhe gjithmonë do të jetë në
https://gjirafa.com/Top/Terms#Privacy. Nëse bëjme ndryshime në këtë politikë, që sipas vlerësimit tonë është me peshë do të ju njoftojmë përmes faqes tonë ne facebook ose e-mail. Cila do mënyrë që përdoret për njoftim është zyrtare. Duke vazhduar te çaseni apo përdorni shërbimet pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi ju pajtoheni me përditësimet.