GjirafaTravel

Internet që udhëton me ju

Online në çdo udhëtim
me Gjirafa eSIM

Planet më të kërkuara

Zgjedhni planin ideal për udhëtimin tuaj

Qëndro online me eSIM-in e Gjirafa Travel

Një eSIM është një kartelë dixhitale SIM e ndërtuar brenda telefonit tuaj që ju lejon të lidheni me rrjetet mobile pa pasur nevojë për një kartelë fizike. Ajo funksionon njësoj si një SIM e zakonshme, por gjithçka bëhet në mënyrë dixhitale. Nuk ka nevojë për ndërrim kartelash apo pritje në radhë në dyqane. Me eSIM, mund të shkarkoni një plan interneti, ta aktivizoni menjëherë dhe të lidheni me internetin kudo që ndodheni. Është një mënyrë më e shpejtë dhe më fleksibile për të qëndruar i lidhur veçanërisht kur udhëtoni.

Pse të zgjedhim Gjirafa eSIM?

Te Gjirafa Travel ofrojmë më shumë sesa bileta autobusi ne ofrojmë zgjedhje të plota udhëtimi. Nga planifikimi i udhëtimit deri te lidhja me internetin, gjithçka ndodh në një platformë të vetme. Mund të bleni eSIM-in tuaj direkt nga faqja jonë dhe ta aktivizoni për disa minuta. Mjafton të zgjedhni planin që dëshironi, të skanoni QR kodin dhe jeni gati për të nisur udhëtimin tuaj. Pavarësisht nëse udhëtoni brenda Ballkanit apo në vendet e tjera të Europës, ne ofrojmë plane të përballueshme dhe të përshtatshme për çdo lloj udhëtimi.

1

Zgjedh planin e internetit

Zgjedh destinacionin ku do të udhëtoni dhe planin që ju përshtatet.

2

Pranimi i kodit QR dhe aktivizimi

Pas blerjes, do pranoni kodin QR në email. Skanoni kodin për të instaluar dhe aktivizuar eSIM-in.

3

Gati për udhëtim!

Nis udhëtimin tënd me internet të sigurt dhe të shpejtë.

Zgjedhja e duhur për udhëtimin tënd

Gjithçka që të duhet për udhëtim

Rezervo biletat dhe lidhu me internet, të gjitha në një platformë.

Aktivizim i menjëhershëm i eSIM-it

Blej dhe aktivizo eSIM-in brenda pak minutash.

Pa tarifa roaming-u

Shmang kostot shtesë gjatë udhëtimeve.

Mbulim në Ballkan dhe Europë

Qëndro online në të gjithë rajonin dhe më gjerë.

Aktivizimi i eSIM-it tënd

Përdorimi i një eSIM-i është i lehtë dhe i shpejtë. Pasi të bëni blerjen në Gjirafa Travel, do të pranoni një QR kod në emailin tuaj. Pas skanimit me telefonin, ndiqni udhëzimet e shfaqura për të aktivizuar planin, pa nevojë për aplikacione shtesë. Keni nevojë për ndihmë gjatë instalimit? Ne jemi këtu për ju. Vizitoni faqen tonë të Ndihmës për udhëzues të thjeshtë dhe të qartë për iPhone dhe Android.

Qëndroni online në 50+ shtete

Qasje në internet kudo në europë dhe ballkan

A e përkrah telefoni im eSIM-in?

Shumica e telefonave të rinj e mbështesin teknologjinë eSIM, përfshirë:

  • iPhone XR dhe verzionet më të reja
  • Samsung S20 dhe verzionet më të reja
  • Google Pixel 3 dhe verzionet më të reja
  • Huawei, Oppo, Xiaomi dhe modele të tjera
Shiko listën e pajisjeve

FAQ

Keni ende pyetje?

Ne jemi te lumtur të ju përgjigjemi çfardo pyetje që keni rreth GjirafaTravel.