Udhëzuesi i instalimit të Gjirafa eSIM
Ky udhëzues ofron një përshkrim të detajuar për instalimin e eSIM-it tuaj nga Gjirafa Travel në pajisje iOS dhe Android/Pixel. Këtu mbulohen të gjitha metodat e instalimit me QR code, metoda manuale dhe instalimi direkt nga emaili. Të gjitha janë së bashku me pamje vizuale për qartësi.
Para se të Filloni
Për të siguruar një instalim të suksesshëm dhe pa ndërprerje, ju lutemi sigurohuni që:
- Pajisja juaj përkrah teknologjinë eSIM. Mund ta kontrolloni listën e pajisjeve që përkrahin eSIM këtu.
- Keni një lidhje të qëndrueshme interneti, mundësisht përmes Wi-Fi.
- Keni marrë të gjitha detajet e nevojshme me email: QR code, activation code dhe SM-DP+ address.