Rezervimet e mia

Rezervimet e mia është një nga shërbimet që ofrojmë në Gjirafa Travel, ku mund të menaxhoni me lehtësi të gjitha rezervimet tuaja

Çfarë mund të bëni?

Këtu mund t'i menaxhoni me lehtësi planet tuaja të udhëtimit: shikoni rezervimet, ndryshoni detajet e rezervimit, anuloni ose rezervoni përsëri dhe të shtoni ose të kaloni në njërën nga opsionet e Travel Flex

Shiko të gjitha rezervimet

Për të shikuar të gjitha rezervimet tuaja, klikoni butonin “Rezervimet e mia“. Do t'ju kërkohet të krijoni një llogari në platformën tonë. Pas regjistrimit, rezervimet tuaja do të shfaqen në faqen e historikut të rezervimeve

Ndrysho detajet e pasagjerit

Për të ndryshuar emrin, mbiemrin ose numrin e telefonit, navigoni në faqen tuaj të historikut të rezervimeve. Zgjedhni rezervimin që dëshironi të modifikoni, më pas klikoni butonin Ndrysho pasagjerët nën seksionin Menaxho rezervimin për të përditësuar informacionin tuaj

Ndrysho Datën / Orën e rezervimit

Për të ndryshuar datën ose orën e rezervimit, zgjedhni rezervimin përkatës në faqen e historikut të rezervimeve. Nën “Menaxho rezervimin“, klikoni butonin “Ndrysho Datën / Orën e rezervimit. Më pas do të shihni të gjitha oraret dhe periudhat e datave të disponueshme për ndryshimet tuaja

Anulo rezervimin

Për të anuluar një rezervim dhe për të aplikuar për rimbursim, zgjedhni rezervimin që dëshironi të anuloni nga faqja e historikut të rezervimeve dhe klikoni butonin “Anulo rezervimin“ nën “Menaxho rezervimin“. Në varësi të opsionit të blerë “Travel Flex“, mund të vazhdoni për të konfirmuar anulimin

Shkarko biletën

Ju mund të shkarkoni biletën tuaj, pas zgjedhjes së rezervimit për të cilin dëshironi biletën, klikoni butonin “Shkarko biletën“ që shfaqet

Ridërgo emailin e konfirmimit

Nëse nuk keni pranuar emailin tuaj të konfirmimit, zgjedhni rezervimin për të cilin dëshironi të ridërgoni emailin dhe klikoni butonin “Ridërgo emailin e konfirmimit“ që shfaqet

Shto Travel Flex

Për të blerë Travel Flex ose për të kaluar në Premium Flex, zgjedhni rezervimin që kërkon këtë shërbim. Mundësia për të blerë ose përmirësuar Travel Flex varet nga faktorë të ndryshëm dhe do të shfaqet në kartën tuaj të rezervimit

Gjej një vend për të qëndruar

Kërkoni dhe rezervoni akomodime në Booking.com për të siguruar një vend ku të qëndroni