GjirafaTravel

Momente kryesore të udhëtimit Prishtinë - Tiranë

14 Qer, 2024

Takoni dy kryeqytetet shqiptare në vetëm 5 orë distancë nga njëra-tjetra. Rezervoni biletën tuaj tani në Gjirafa Travel dhe përjetoni një ndër eksperiencat më të bukura të udhëtimit nga Prishtina në Tiranë me autobus.

Merrni rrugë me një nga operatorët “Arditi Tours”, “Albani Tours”, “Kabashi Tours”, “Sharr Travel”, “Tirana Metropol” apo të tjerë, duke paguar rrugë në një drejtim vetëm 15 euro.

Nisjet bëhen nga Stacioni i Autobusave që nga 04:00 e mëngjjesit dhe pothuajse çdo orë ka linja për në Tiranë, deri në orën 22:00.


Por së pari eksploroni këto 5 vende në Prishtinë

1.   Sheshi i Prishtinës- i rrethuar me kafenetë më të frekuentuara në qytet, sheshi gumëzhin në cdo kohë të vitit.

2.   Bibloteka Kombëtare e Kosovës- do të ju lë gojëhapur me arkitekturën e paparë deri më tani. Ndodhet shumë afër sheshit dhe keni qasje edhe brenda saj.

3.   Monumenti “Newborn” i përuruar me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, tregon për rilindjen e vendit nga lufta e fundit. Cdo viti i njejti, merr ngjyra dhe tematikë tjetër për mesazhin që përqon.

4.   Muzeu etnologjik- është një trashëgimi kulturore që nga shek XVIII i cili gjendet në pjesën e vjetër të qytetit të Prishtinës.

5.   Parku i Gërmisë- është frymëmarrja e qytetit gjithnjë në lëvizje. Gjendet në Gërmi, ku lehtësisht mund të shkoni me një nga autobusët urban. Merrni një bicikletë me qira, apo thjesht ecni mes gjelbërimit dhe do të gjeni qetësinë që ju nevojitet.


Çfarë ju pret në Tiranë

Nëse keni planifikuar një udhëtim në Shqipëri, Tirana padyshim është qyteti për të mos e kaluar pa parë bukuritë natyrore dhe pjesët historike të saj, si dhe ato moderne të kohës.


Piramida e Tiranës

Është tashmë atraksioni më i veçantë në Tiranë, i cili mund të quhet simboli i historisë së komplikuar të Shqipërisë. Vend me një arkitekturë karakteristike është shndërruar në qendër të teknologjisë, shtëpi të kulturës workshop-eve dhe festivaleve.

Historia e monedhës shqiptare në Muzeun e Bankës së Shqipërisë dhe Sheshi Skenderbej

Për ata që iu intereson se si ka ndryshuar kartmonedha që nga antikiteti deri më sot, këtë e mësojnë në Muzeun e Parave në Tiranë. Ky gjendet pothuajse në Sheshin Skenderbej, më të madhin në Shqipëri. Nëse ecni disa hapa në perëndim do të përballeni me mozaikun e madh dhe muralin e bukur me ngjyra të Muzeut Historik Kombëtar.


Bunk’Art

Një nga gjërat më të njohura për të bërë në Tiranë është Bunk'Art 1 dhe 2, dy bunkerë nëntokësorë të ndërtuar nën diktaturën e Enver Hoxhës për të mbrojtur qeverinë nga kërcënimi i luftës bërthamore. Ata janë shndërruar në muze që janë të hapur për publikun.

Bunk'Art 1 është në periferi të qytetit dhe përmban dhomat e banimit dhe dhomat e mbledhjeve të organizuara siç do të kishin qenë, ndërsa tregon historinë e epokës. Ndërkaq Bunk'Art 2 është më i frekuentuari, për shkak të pozicionit të tij në qendër të qytetit.


Liqeni artificial i Tiranës

Parku i Madh i Liqenit Artificial filloi ndërtimin në 1955, kur u krijua liqeni dhe diga me gjatësi rreth 400m. Sot është vend i pushimit dhe rekreacionit, ku të gjitha moshat bëjnë aktivitete të ndryshme sportive, dhe është i pasur me një botanikë të jashtëzakonshme.



Kalaja e Petrelës

E shtrirë në një kodër me lartësi 400 metra, kjo kala ofron pamje nga i gjithë qyteti prej nga do mrekulloheni nga kështjella e bukur e shekullit të XV-të. Gjithashtu aty mund të vizitoni dhe një kullë të shekullit të V-të si dhe të shijoni kuzhinën tradicionale në restorantet pranë saj.

Xhiro me teleferik në malin e Dajtit

Ju nuk duhet të përfundoni vizitën tuaj pa u ngjitur në malin e Dajtit. Me 1613 metra mbi nivelin e detit, është ndër parqet kombëtare më të bukura të vendit. Për të shkuar në majë të malit, mund të përdorni teleferikun, që do ju ofrojë pamje piktoreske për 15 minuta.

Vendosni në listë të aventurës tuaj këto dhe shumë pika tjera, po deshët të njiheni me ndër qytetet më shumëngjyrëshe evropiane.