GjirafaTravel

A ia vlen të vizitohet Shqipëria?

12 Kor, 2024

Shqipëria është padyshim ndër vendet më të mira për të vizituar në Ballkan dhe më gjerë. Tashmë edhe mediat ndërkombëtare duke përfshirë edhe ato të Amerikës e kanë vendosur Shqipërinë përkrah Kroacisë, si ndër pikat turistike me ofertat më të levërdisshme, dhe bukuritë natyrore të rralla mahnitëse. Në cdo cep të saj ju do të gjeni diçka të bukur për të parë.

Përmes Gjirafa Travel ju mund të bleni biletën e autobusit në thuajse secilin destinacion që ju ia mësyni në Shqipëri. Poashtu ka edhe shumë agjenci turistike edhe nga Kosova që organizojnë tours në vendet që duhet t’i shihni patjetër kur shkoni në Shqipëri, dhe kjo do të ju lehtësojë shumë barrën se ku e si të shkoni. Gjithsesi nëse jeni person kreativ dhe kërkoni privatësi, në Gjirafa blogs keni opsione nga më të ndryshmet se çka të vizitoni këtë verë.

Duhet ta keni parasysh që të rinjtë shqiptarë njohin shumë gjuhë të huaja përfshirë gjuhën angleze e italiane si kryesoret kështu që kjo do ju ndihmojë shumë.


3 Arsyet pse ia vlen të vizitoni Shqipërinë

Që nga veriu i Shqipërisë e deri në jug, secili pushues do të gjejë diçka zbavitëse për të bërë. Përveç bregdetit e malit çdo gjë brenda saj është thesar në vete, dhe ka një histori për të treguar.

Prej veriut që ofron detin e majat e maleve të larta që janë të mrekullueshme, ujëvarat që ngjajnë në ato më të veçantat në evropë, pastaj kalatë e ngritura si mbrojtje përgjatë shekujve, janë  pak nga ato gjëra që rekomandojnë vizitorët gjithandej.

Nëse doni pak adrenalinë mos e leni pa shkuar në Theth e Valbonë nëse po qëndroni në Shkodër, prej nga bëhën nisjet e autobusëve. Lundrimi me traget në Liqenin e Komanit i rrethuar mes maleve, apo edhe pak plazh më ndryshe në lumin e Shalës janë vetëm një hyrje në atë se çka ju pret në lartësitë ku sidomos kampingu është e veçanta e kësaj zone. Edhe akomodimet në shtëpitë e malësorëve janë të përshtatshme për secilën kategori, qoftë nëse po qëndroni me familje apo me miq në grup.

Tirana pastaj është vendi perfekt për rininë që dëshiron të shijojë shëtitjet në sheshin Skënderbej, mbrëmjet me muzikë, një aventurë me teleferik në malin e Dajtit, apo edhe të mësojë për historikun e bunkerëve të shumtë.

Një arsye më shumë pse ia vlen të vizitoni Shqipërinë është edhe jugu i Shqipërisë me detin më të pastër, me plazhet më të veçanta, me një qetësi që mbizotëron për rehatinë tuaj. Vetë turistët ndërkombëtarë kanë rekomanduar sidomos të vizitoni qytetin nën mbrojtjen e Unesco-s Beratin, Gjirokastrën për momumentet specifike që kanë, Ksamilin e Dhërmiun për pak privatësi në det, Jalën, Himarën për dashamirësit e sporteve ekstreme e për shpellat që mund t’i eksplorini.

Restorantet e hotelet ju ofrojnë ushqimet sipas shijes suaj, ato tradicionale si pitet, tava e Elbasanit e të tjera, apo edhe ushqimet e detit të llojllojshme.

Thjesht merrni një makinë apo motoçikletë me qira dhe bëni një xhiro të paktën një herë në cilindo nga vendet që juve ju intereson më shumë në këtë kohë. Ju premtojmë se do ktheheni sërish.