GjirafaTravel

Vlora: Ku Deti Adriatiku Takon Jonin

26 Qer, 2024

Si qyteti qe prek detin Adriatik dhe detin Jon, Vlora është ndër vendet më të bukura shqiptare për t’u parë. Ajo ofron diçka për secilin dhe në secilën stinë.

Ju mund të merrni të gjitha informacionet në Gjirafa Travel se si të shkoni gjer atje, me cilin operator, oraret dhe çmimet e biletave të autobusit.

 

Pak nga Vlora e ëmbël

Vlora shquhet si një qytet evropian me kulturë e histori. Po e nisim me shëtitoren me palma përgjatë bregdetit dhe një rruge që të çon në Sheshin e Flamurit ku mund të shihni monumentin e Pavarësisë. Tërheqëse për të vizituar është edhe Muzeu i Pavarësisë, për të cilin ju informon një ciceron brenda tij, edhe në gjuhën angleze.

Tutje disa kilometra larg qytetit, “Ishulli  Sazanit” është ishulli që ngjall gjithmonë kureshtjen për ta vizituar ngase më parë ishte i mbyllur. Në të banonin ushtarakët dhe familjet e tyre ndërsa që nga viti 2015 është i hapur edhe për publikun. Nëse doni pak privatësi këtu gjeni edhe “Plazhin e Admiralit”, të vetmin në këtë ishull, si dhe disa shpella të paeksploruara.

Ndër shpellat më interesante për tu vizituar është shpella e “Haxhi Ali Ulqinakut” që ndodhet në gadishullin e Karaburunit, dhe është me e madhja në Shqipëri.

Kur jemi te ky gadishull, ai ofron një peisazh natyror të gërshetuar me atë historik dhe do ta befasojë çdo turist me bukuritë e tij. Kujt i pëlqen diversiteti natyror e gjeni këtu me plazhe të paprekura, me gjire të shumta, bregdet tepër të thyer dhe shumë karakteristika të tjera unike.

Ky gadishull si dhe ai i Gjirit të Vlorës shihet edhe prej vendit të vogël turistik “Uji i Ftohtë” ku do ta shijoni kafenë aromatike në restorantet aty.

Rend pastaj vijnë destinacinet më mbresëlënëse si Parku Antik i Orikut, Parku Arkeologjik i Amantias, si dhe fshatrat përrallore në vijën bregdetare.

Në tërësi Vlora ka një reliev të të gjitha formave dhe mundësi të pafund për pushime të paharruara.