GjirafaTravel

Udhëtimi në Valbonë: Një destinacion i domosdoshëm

3 Kor, 2024

Valbonën as librat më të mirë, as pamjet në ekrane s’mund ta përshkruajnë ashtu siç është. Zbulojeni vetë duke hyrë që tani në Gjirafa Travel dhe rezervoni biletën e autobusit për një nga aventurat më drithëruese që mund të përjetoni në Shqipëri.

Juve do të ju marrë kohë 7 orë rruga nga Shkodra në Valbonë, ku bileta kushton 30 euro për person në një drejtim.

Ju mund të udhëtoni edhe me veturë, mirëpo kjo vetëm se do ta vështirësonte procesin sepse fillimisht duhet të paguani ekstra për traget, pastaj ka shumë shtigjë që janë të arritshme vetëm në këmbë. Prandaj një zgjidhje e mençur është udhëtimi me autobus.

 

Gjithçka frymëzuese drejt Valbonës

Që nga Shkodra gjer në Valbonë ju do të jeni ballë për ballë me natyrën e qetë, me ujërat që rrjedhin me ritëm, grykat e gjata, e me njerëzit dashamirës.

Kur të jeni nisur nga Stacioni i autobusëve në Shkodër në orën 6:30 me “Candy Tours”, ndalesën e parë do ta bëni diku rreth orës 9:00 në Koman ku edhe do ta merrni tragetin dhe rreth orës 12 nga Fierza do të vazhdoni me autobus përsëri gjer në Valbonë.

Nganjëherë rrugëtimi është po aq mbresëlënës sa vetë destinacioni e Liqeni i Komanit e dëshmon këtë. Për ato 3 orë sa jeni në traget ju nuk do të donit të flini gjatë rrugës sepse pamjet do ju mbajnë zgjuar edhe nëse jeni të lodhur. Të rrethuar në të dy anët me malet jo shumë të larta, dhe në mes ujit duke “ecur” lehtas, ju nuk do të kërkoni gjë më të bukur se kjo eksperiencë. Liqenin e Komanit e ka përshkruar edhe “Brandt Travel Guides” si “Një nga udhëtimet me anije më mahnitëse në botë”.


Ja pse duhet ta vizitoni Valbonën

Aty ku takohen bora e bari e qielli e mali, Parku Nacional i Valbonës është përrallë në vete. Për të kanë shkruar edhe shumë media ndërkombëtare, mes tjerash “euronews” që e cilëson atë si një bukuri me peisazh të paprekur dhe me mikpritjen shpirtërore të banorëve.

Fshtati Valbonë nuk ka shumë shtëpi, mirëpo janë shumë të veçanta për nga mënyra e ndërtimit në formë të kullave. Shumë prej tyre janë përshtatur si hotele për turistët, ku ofrojnë ushqim tradicional bio direkt nga toka. Dhe çmimet janë të arsyeshme për shërbimin që ofrohet.

Ju vetëm bëni përgatitjet e duhura për t’u ngjitur majave të fshatit, e përveç jush, edhe aparatit tuaj fotografik do t’i duhet “battery full”, sepse gjithçka në horizont është magjike.

Së pari në hyrje të Parkut të Valbonës, ndaluni në Kanionin dhe Vrellën e Shoshanit e cila është ideale për ata që i kanë për qejf këto gershetime. Poshtë Kanionit ju edhe mund të notoni po dijeni se uji është i ftohtë akull.

Të tjerët që janë gjurmues, e kanë Shpellën e Dragobisë unike, dhe lehtësisht të qasshme me shtigjet e shënuara, por edhe kullën e gurit 200 vjeçare. Ndërsa tutje keni liqenin e Xhemës shumë afër rrugës kryesore që ju mundëson ta vizitoni patjetër, e ata që janë të apasionuar pas “kajakut”, atë mund ta bëjnë në lumin e Valbonës.

Mësyjani edhe majave të Alpeve shqiptare specifikisht “Majës së Jezercës” nëse keni experiencë në këtë fushë dhe mirë është të koordinoheni me grupet lokale, që të keni mbështetjen e njëri-tjetrit. E për ata që nuk dëshirojnë të ecin shumë në këmbë, mund të bëjne kamping poshtë në lugine gjë është fantastike edhe për një pushim.

Valbona det nuk ka, po ujërat që janë të pashmangshme, kafshët e rralla që mund t’i shihni, “zhurma e zogjve” klima e përshtatshme, ajri i pastër, e shumë më shumë e bëjnë atë një vend për të cilin ia vlen të hidhni çdo hap.