GjirafaTravel

Top 5 vendet per ti vizituar në Shqipëri

15 Kor, 2024

Sot do të ju njohim me 5 vendet që ofrojnë diçka të përshtatshme për secilën shijë. Për ata që pëlqejnë bregdetin poshtë do t’i gjeni plazhet më të veçanta që s’bën asesi t’i anashkaloni, për alpinistët do të keni malet më të bukura, e për ata që janë të interesuar në pjesën e historisë ka shumë zgjidhje poashtu.

Tiranën nuk po e përfshijmë në këtë top 5-she mirëpo ju përmes saj padyshim se do të kaloni në secilin destinacion tjetër. Aty përveç tjerash, ne ju rekomandojmë të merrni një kafe nga kati i 18-të i restorantit “Sky Tower” në lagjen “Blloku”, prej nga do ta shihni qytetin në 360° dhe nisuni në këto drejtime.


Shkodra – “Kalaja e Rozafës”

Në qytetin me shumë kulturë, gjëja e parë që do të ju bie në sy është se do të shihni shumë biçikleta. Edhe turistët tashmë e kanë bërë shprehi të marrin një të tillë me qira e të bëjnë xhiro gjithandej. Shkoni në Kalanë e Rozafës, nëse dëshironi të shihni gjithë qytetin nga lart, dhe poashtu këto ditë atje mbahet edhe edicioni i radhës i festivalit “Za fest” që mbledh artistët më të njohur shqiptarë dhe jo vetëm. Mbrëmjet poshtë rrugëve të Shkodrës pastaj janë shumë të ngrohta nën meloditë e gitarës në të cilën luajnë apasionantë të talentar.

Një xhiro me traget drejt Valbonës

Për të arritur majat më të larta të alpeve shqiptare ju duhet të jeni mirë të përgatitur fizikisht sepse ka gogja rrugë gjer atje nga Shkodra. Sidoqoftë një xhiro me traget në liqenin e Komanit nga Shkodra do të ju japë shumë kënaqësi. Ndërsa vetë Valbona ka shumë mundësi për kamping, ngjitje, vizitë të ujëvarave apo thjesht ecje në natyrën e pafund.


Gjirokastra historike

E përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të Unesco-s, Gjirokastra ju mundëson të njiheni me historinë e saj të lashtë. Për aq kohë sa qëndroni aty, vizitoni Pazarin e Vjetër, Kalanë e Gjirokastrës, si dhe Muzeun e Luftës së Ftohtë i cili ndodhet në një bunker nëntokësor.

Në anën tjetër pyesni edhe për ushqimin tradicional gjirokastrit, që është shumë i shijshëm. Ju mund të rezervoni online bileten e autobusit nga Tirana në Gjirokastër ne Gjirafa Travel.


Parku kombëtar i Llogarasë

Si një ndër pikat më të vizituara natyrore të Shqipërisë gjatë tërë vitit, e i vendosur mes detit Adriatik e Jon, ky park është absolutisht magjik.Përveç bimësisë së pasur që sjell një ajër të freskët e të pastër, edhe fauna është e llojllojshme. Aty mund të takoni drerin, kaprollin, ketrin e kuq, dhelprën e kuqe apo edhe shqiponjën e artë. Atje mund të bëni pastaj edhe hiking si dhe sporte ajrore. Akomodimi në hotelet atje është i mundshëm për secilën katëgori, e rrugës ka edhe shumë restorante me kulinarinë më të begatë.


Dhërmiu dhe bregdeti

Nëse po kërkoni bregdetin më të mirë me të gjitha karakteristikat që një pushim të jetë i plotësuar, Dhërmiun ua rekomandojmë pa asnjë dyshim. Me plazhet piktoreske, e qetësinë që mbizotëron, ky vend do të jetë i paharrueshëm për ju. Merrni një anije sa jeni aty e shkoni edhe te plazhi i Gjipesë apo te Shpella e Piratëve sepse do të gjeni një vend që jo të gjithë e dinë.

Me një klik në Gjirafa Travel apo Gjirafa Blogs mësoni se si mund të shkoni në secilin prej këtyre vendeve dhe përjetoni më të mirën e Shqipërisë.