GjirafaTravel

Thethi: Thesar i natyrës shqiptare

10 Qer, 2024

Ky fshat që do ju prezentojmë nuk është në Austri, Norvegji apo Zvicër. Është Thethi i bukur i Shqipërisë i cili sjell të gjitha ato në një vend.

Mësoni në Gjirafa Travel për udhëtimet tuaja nga Shkodra drejt Theth-it, këtij fshati përrallor dhe rezervoni biletën online.

Për të shkuar në Theth nga Shkodra, janë disa opsione: të merrni me qira një veturë, me guidë, apo me autobus. Dy të parat janë më të kushtueshme, prandaj zgjidhja më e mirë është me autobus.

Kështu, pagesa për një person për biletë një drejtimëshe është 15 euro dhe rruga deri atje zgjat afro 3 orë. Me operatorin “Candy Tours” ju do të ndjeheni absolutisht rehat deri atje.

Rezervimin e biletës kthyese mund ta bëni në po të njejtin vend këtu.

 


Thethi përrallor – pikat kyçe për t’i vizituar

Thethi është i rrethuar nga malet e larta e të thepisura të Alpeve Shqiptare, i cili njihet edhe si Park Zoologjik Natyror për shkak të pasurisë me kafshë të egra.

Një nga vendet më interesante për t’u vizituar janë ujëvarat e Grunas, vetëm 1 orë ngjitje nga fshati.

Por mos përtoni të ngjiteni edhe deri të Syri i Kaltër, që është një ndër atraksionet më të popullarizuara atje. Edhe pse do të ju marrë kohë diku 6 orë ecje mes maleve, lumenjve, kuajve që do të shihni rrugës, ujit të pastër e me kaltërsinë e qiellit, ato çaste do të mbeten përherë në memorien tuaj.

Poashtu vendburimi i lumit të Shalës, prej nga funksinojnë një hidrocentral i vogël dhe 12 mullinj, pastaj shpellat e veçanta siç është ajo e Harapit dhe të tjera që kanë tërhequr vëmendjen e alpinistëve, gjeografëve, janë të papërsëritshme.

Nërkaq poshtë në fshat, ju do të mund të bëni aktivitete të ndryshme siç janë të ushqeni kafshët në fermat aty apo të lidheni me komunitetin në një mbrëmje rreth zjarrit. Në shtëpinë e mikpritësve ku do ta keni si bujtinë, të ndërtuara me gurë do të shijoni edhe ushqimin tradicional dhe tërësisht bio, me një çmim të përshtatshëm për të gjithë.

Dhe mos harroni, koha më e mirë për të qëndruar në Theth është gjatë periudhës Qershor-Tetor, ngase dimrit është vështirë i qasshëm.

Përfundimisht, përshkrimi me fjalë i bukurive natyrore të Thethit është i pamundur dhe i pamjaftueshëm, kështu që zbulojeni vetë dhe të jeni të sigurtë që s’do të pendoheni.