GjirafaTravel

Si të udhetoni nga Saranda ne Himarë?

28 Qer, 2024

Përjetoni një udhëtim të rehatshëm nga Saranda në Himarë me shërbimet që ofron Gjirafa Travel. Ju mund të zgjidhni një nga operatorët e autobusëve që janë në dispozicion për këtë linjë siç është Olgeno Travel&Tours, me një çmim prej 8 euro për person në një drejtim. Ky udhëtim nga kjo pikënisje deri në cak ju merr kohë vetëm një orë e 30 minuta.

Ndërsa nëse vendosni të merrni një taksi, ai kushton 50-70 euro, e në anën tjetër një veturë me qira do të bënte minimum 25 euro në ditë, dhe bëni mirë ta rezervoni një të tillë shumë më parë sepse aty për aty çmimet shkojnë shumë më shumë. Sa i përket udhëtimit me tren, duhet ta dini që nuk ka.


Hijeshitë e Himarës

Përgjatë kësaj kohe relativisht të shkurtë, ju do të ndiqni brigjet e detit Jon veçanërisht prej Qeparosë deri në Himarë, si dhe do të kaloni nëpër fshatrat e bukur të regjionit. E kur të shkoni atje, ju sygjerojmë që të ndaleni së pari në Himarën e vjetër që paraqet lashtësinë e vendit, në të cilën gjenden gjurmë të kalasë e brenda saj është edhe një kishë monument me vlera unike. Ndërkaq hijeshi i japin kësaj pjese edhe agrumet dhe ullinjtë do të ju përcjellin gjthandej.

Himara është perfekte për ata që kërkojnë më shumë sesa një banjë dielli në plazhet e shumta, megjithëse ato janë të papërsëritshme. Po e përmedim vetëm plazhin e Jalit të cilin nuk bën ta kaloni pa e vizituar edhe nëse do të qëndroni vetëm një ditë aty. Ai gjendet mes plazhit të Gjipesë dhe të Himarës.

Ndërsa më poshtë gjeni pikat turistike që nuk duhet humbur për aq kohë sa jeni atje.


5 monumentet për t’u vizituar në Himarë

Kështjella e Palermos – Vendasit e quajnë Kastri dhe është një kala e ndodhur mes gjelbërimit e detit. Ajo është thjesht një pikturë në realitet.

Qiparoi i Vjetër – është një fshat që me arkitetkturën tradicionale të tij, rrugët me kalldrëm guri, kishat e lashta, pastaj shtëpitë me mbishkrime interesante ju jep një arsye më shumë për ta parë.

Guri në qiell – duhet ta shihni patjetër atë. Ndodhet në Vranisht në majën e malit të “Mesimerit” dhe nga studiuesit është vlerësuar se është Dolmen (i vetmi në Ballkan), i cili ju kujton “Stonehenge” në Angli.

“Shpella e Pëllumbave” – Në një plazh mes Jalit dhe Gjipesë ndodhet një shpellë në të cilën ka qasje vetëm nga deti.

Kanioni i Gjipesë- Është ideal për ata që dëshirojnë t’i praktikojnë sportet ekstreme. Deri atje mund të shkoni përmes detit, dhe pastaj të shfytëzoni shkëmbinjtë për ngjitje, rërën e imët për vrap, por edhe aktivitete të tjera të preferuara.

Kur t’i keni shijuar bukuritë e Sarandës, kjo ndjesi do të shtohet edhe më në Himarën e ndritur me qetësinë që fal ajo.