GjirafaTravel

Saranda: Parajsa e natyrës në Shqipëri

20 Qer, 2024

Bëni sytë katër gjatë rreshtave më poshtë sepse do të dashuroheni me këtë vend që nga ky moment.

Kurdo që vendosni për këtë udhëtim, ju informojmë se rezervimin e biletës online nga Tirana në Sarandë mund ta bëni përmes Gjirafa Travel, si dhe mund të mësoni më shumë për oraret, linjat e autobusaëve dhe të tjera informacione që ju duhen.


Të gjitha rrugët çojnë në Sarandë këtë verë

Këtij qyteti kodrinor të jugut të Shqipërisë i jep frymëmarrje natyra e bukur e detit Jon.

Po e nisim me Kalanë e Lëkurësit e cila është ikonë e qytetit e që mund ta vizitoni falas. Brenda saj ka restorante me ushqime tradicionale të shijshme të shoqëruara me muzikë e valle popullore shqiptare. Poashtu në portë të kalasë janë të ekspozuar edhe artileri të shek XX, dhe në afërsi të saj si në çdo vend të Shqipërisë mund të shihni bunkerët e famshëm.

Sinagoga dhe Bazilika e Sarandës pastaj, që besohet që daton që nga shek V. është tejet interesante për t’u parë nga gjithë ata që janë të apasionuar pas fushës arkeologjike.

Tutje poshtë në plazhet e Sarandës ka shumë restorante e bare unike ku mikpritja është e atillë që ju shkoni si të huaj e ktheheni si miq. Ndër plazhet që janë një “must visit” është Plazhi i Ksamilit që me rërën e bardhë të tij, quhet edhe “Perla e Jonit”. E nëse po kërkoni energji rinore shkoni në plazhin Santa Quarantas, ndërsa nëse doni pak qetësi atë e gjeni në plazhin e Manastirit.


Po që se dëshironi të arrini në plazhin e fshehtë të Pulëbardhës, ju propozojmë ta bëni me anije e t’i shijoni pamjet.

Mandej përballë fshatit Krongj, rrëzë malit kemi Syrin e Kaltër që është shpallur monument natyre dhe është burimi më i madh dhe më interesant atje. Rezervoni bileten e autobusit nga Saranda në Syrin e Kaltër me Gjirafa Travel.

Turistët nga e gjithë bota kur vizitojnë Sarandën, nuk lënë pa e vizituar edhe Butrintin që tregon për gjurmët e qytetërimeve antike, e që është i vendosur nën mbrojtjen e UNESCO-së.

Kështu, ju nuk keni arsye të prisni më, merrni një gitarë me vete, ftoni miqtë e thuajani këngës nën rrezet e diellit e valëve të detit.

Saranda ka vend e zgjidhje për të gjithë.