Ksamil: Destinacioni ideal për pushimet verore

15 Gus, 2024

Ksamili është një qytet piktoresk bregdetar në jugun e Shqipërisë që i ka të gjitha vlerat për një pushim të paharrueshëm. Rrugën mund ta bëni me veturë me qira apo me autobus. Psh. nëse udhëtoni nga Prishtina deri në Ksamil, apo nga Prizreni deri në KsamilGjirafa Travel i gjeni oraret, linjat e çmimet e biletës, por edhe mund ta rezervoni online që të mos humbisni kohë për ta blerë.


Plazhet në Ksamil

Plazhet e tij janë të njohura për rërën e bardhë e ujëra të ngrohta e të cekëta, perfekte për familjarë dhe notarë të të gjitha moshave. E për një përvojë ndryshe, merrni një varkë me qira dhe shëtituni në kaltërsinë e ujërave magjepsës të detit Jon.

Të gjithë ishujt e Ksamilit janë mahnitës për pamjen dhe komoditetin që ofrojnë. Shumë afër keni edhe parkingun nëse nuk dëshironi të ecni shumë.

Edhe jeta e natës është tejet intersante me atmosferën që krijohet në lokale të shumta.


Trashëgimia kulturore

Ksamili nuk ka vetëm bukuri natyrore, trashëgimia e pasur kulturore ofron njohuri të shumta për qytetërimin ndër vite.  Vizitoni psh Butrintin një vend në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s ku do të mrekulloheni me mbetjet e teatrove, apo mureve të lashta të qytetit, të gjitha të vendosura në një sfond peizazhesh në perfeksion.


Ushqimi në Ksamil

Në të gjitha restorantet përreth plazheve por edhe më gjerë, keni shumë çka të shijoni nga ushqimet cilësore e të llojllojshme. Duke filluar nga ushqimet tradicionale me tava të ndryshme, e deri te ushqimet e detit, keni një meny të pasur që nuk zhgënjen asnjëherë.

Ata që janë në kërkim të aventurës dhe relaksit, Ksamili u plotëson këto nevoja. Prandaj nisuni tani e shfrytëoni këto ditë të nxehta gushti në Rivierën Shqiptare.