GjirafaTravel bashkon forcat me Google Maps

12 Jan, 2024

GjirafaTravel, ofruesi kryesor i shërbimeve online të blerjes së biletave, linjave dhe orareve të autobusëve në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit, njofton për një bashkëpunim shumë të

rëndësishëm me Google Maps. Ky bashhkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në rrugën tonë për të bërë udhëtimin më të qasshëm për të gjithë vizitorët në rajon.


Bashkëpunimi me Google Mapsështë një dëshmi e angazhimit të GjirafaTravel për të revolucionarizuar përvojën e udhëtimit, duke e bërë atë më të lehtë, më efikase dhe më të këndshme për të gjithë. Duke filluar nga janari 2024, udhëtarët në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit do të kenë qasje në oraret dhe itinerarët e autobusëve të përditësuara dhe të integruara në platformën e shumëpërdorur Google Maps.


Kjo aleancë strategjike është një hap i rëndësishëm përpara, jo vetëm për GjirafaTravel, por për të gjithë Kosovën dhe për rajonin e Ballkanit në tërësi. Duke integruar oraret e autobusëve në Google Maps, po plotësohet hendeku mes udhëtarëve dhe destinacioneve të tyre, duke përmirësuar lidhshmërinë e rajonit dhe duke ndihmuar në zhvillimin e një industrie të turizmit më të gjallë dhe më të qasshme.


Ky bashkëpunim sjell përparësi të mëdha për udhëtarët, duke ofruar qasje në kohë reale në oraret e autobusëve, rrugët dhe përditësimet e shërbimeve drejtpërdrejt përmes Google Maps. Integrimi i orareve të autobusëve të GjirafaTravel përmirëson planifikimin e udhëtimit në rajon, duke lejuar udhëtarëve të ndërrojnë lehtësisht mënyrat e transportit ose linjave të autobusëve.


GjirafaTravel dhe Google Maps ndajnë një vizion të përbashkët për të bërë udhëtimin më të qasshëm, më të këndshëm dhe më efikas. Duke punuar së bashku, synojmë të vendosim një standard të ri në industrinë e transportit dhe të ngrisim përvojën e udhëtimit për të gjithë në

rajon.


GjirafaTravel shpreh falënderimet më të sinqerta për Google Maps për bashkëpunimin e tyre të çmuar, sepse së bashku me ta do të punojmë për të zhvilluar industrinë e transportit, duke bërë udhëtimin të qasshëm, të këndshëm dhe efikas për të gjithë rajonin. Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së një standardi të ri dhe përmirësimit të përvojës së përgjithëshme të udhëtimit.


Përderisa nisim këtë udhëtim të këndshëm me Google Maps, GjirafaTravel fton udhëtarët, bizneset dhe komunitetet në Kosovë dhe në Ballkan që të përkrahin këtë transformim të

mënyrës se si udhëtojmë. Jemi të sigurtë se ky bashkëpunim jo vetëm që do të përmirësojë opsionet e transportit, por gjithashtu do të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e vendit dhe të rajonit tonë.


Për më shumë informatat rreth GjirafaTravel dhe bashkëpunimit tonë me Google Maps, ju lutemi vizitoni https://travel.gjirafa.com ose shkruani në [email protected].