Eksploroni Vlorën: Thesari bregdetar i Shqipërisë
25 Kor, 2024
Vlora është një thesar që po shfrytëohet çdo herë e më shumë nga turistët që shkojnë atje. Për të gjithë ata që dëshirojnë të shkojnë me autobus nga Kosova apo nga qytete të ndryshme shqiptare deri në Vlorë, në Gjirafa Travel mund të mësojnë për oraret dhe vendnisjet e tyre. Poashtu keni informacionet se me cilët operatorë mund të udhëtoni, dhe cilat janë çmimet e biletave.
7 vendet që patjetër duhet t’i vizitoni në Vlorë
Vlora ka plazhe mahnitëse që prekin detin Jon dhe Adriatik, e me mbi 300 ditë me diell gjatë vitit, është vendi ideal për adhuruesit e bregdetit. Tashmë në plazhin publik të Vlorës nuk keni nevojë të paguani ekstra për çadrat, dhe ju mbetet të zgjidhni pastaj nëse doni të akomodoheni në shtëpitë e banorëve apo në resortet luksoze.
Më poshtë po i përmedim top 7 pikat turistike që ia vlejnë të vizitohen për nga bukuritë dhe rehatinë që ofrojnë.
Ishulli i Sazanit shfaq bukuri të pashoqe të plazhit të paprekur me ujërat e pastër në të cilat noti është një relaks i vërtetë. Ai ka qenë edhe zonë e një ish baze ushtarake ndaj edhe mund të mësoni më shumë për historinë e tij. Plazhi i Admiralit në këtë ishull është vendi që nuk do të donit ta humbisni.
Shpella e Haxhi Aliut e ndodhur në Gadishullin e Karaburunit, në këtë shpellë si më të lartën në Shqipëri, ju mund të bëni edhe zhytje përveç eksplorimit të saj se sa karakteristike është.
Shpella Dafina është një shpellë tjetër në këtë Gadishull në të cilën mund të zhyteni e të notoni. Uji ka një kthejlltësi e kaltërsi që të jep kënaqësi vetëm duke e parë.
Plazhi i Gjipesë është i duhuri për ata që që dëshirojnë qetësi e privatësi sa janë në bregdet. Ndodhet në mes fshatit Dhërmi dhe Vuno, dhe skaj plazhit është kodra me shkëmbinjtë e thepisur e gjelbërim që i jep një pamje fantastike.
Plazhi i Dhërmiut i rrethuar me palma gjithandej, dhe shumë restorante e bare në breg, do të bëjë që të shijoni deri në fund atë vend.
Fshati Zvërnec – në këtë fshat është pylli me të njejtin emër që me lartësinë e drunjve deri në 15 metra, dhe natyrën e bukur në përgjithësi do të mrekulloheni me pamjet.
Muzeu i Pavarësisë gjendet në rrugën Vlorë – Skelë afër detit dhe është vendi ku është shpallur Pavarësia e Shqipërisë ku brenda ka shumë dëshmi interesante për t’u parë, për të cilat ciceroni ju shpjegon në detaje.
Këto por edhe vende të tjera si Gjiri i Vlorës me vendin turistik “Uji i Ftohtë”, “ Parku Arkeologjik i Amantias”, “Parku i Llogarasë” janë unike për nga përmbajtja, prandaj Vlora ka shumë arsye që ta vizitoni këtë verë.