GjirafaTravel

Dhermi: Parajsa bregdetare e Shqipërisë

18 Qer, 2024

Në qoftë se jeni në kërkim të pushimeve verore më të bukura ndonjëherë, bëni gati valixhet tuaja. Dhërmiu do të ju presë krahëhapur e zemër plot.

Ne ju sjellim informacionet se si të shkoni deri atje dhe çka duhet të dini me saktësi përmes GjirafaTravel.

Po që se do të udhëtoni nga Tirana në Dhërmi me autobus kohëzgjatja është rreth 4 orë, ndërsa biletën e autobusit mund ta rezervoni online në hapa shumë të thjeshtë.


Gjithçka që duhet të dini për Dhërmiun

Në Dhërmi do të gjeni gjithçka që mund të imagjinoni për një vend turistik. S’ka rëndësi mosha juaj, i ri apo jo, ju do të keni ku të argëtoheni pa fund. Plazhi i Dhërmiut për shembull, është ndër më të mëdhenjtë dhe më të frekuentuarit të detit Jon. Bregdeti është shumë i pastër e i kthjellët e gjelbërimi përreth është diçka e veçantë. Restorantet, baret por edhe pikat akomoduese në këtë zonë janë ne dispozicion të atyre që dëshirojnë të provojnë ushqime deti e pije freskuese lokale me pamjet më të spektakolare përballë.

Në përgjithësi fshati Dhërmi është një terren i thyer, i ndarë në dy pjesë. Pjesa lart me vendbanimet ku gjendet edhe Manastiri i Shën Marisë, rruga deri i cili është me gurë të shtruar bukur dhe ngjitja ju merr kohë 15 minuta në këmbë prej rrugës kryesore. Për ata që pëlqejnë ndërtimet e vjetra, është edhe kisha e Shën Stefanit në të cilen ka gjurmë prej periudhës bizantine. Ndërkaq shtëpitë janë të ndërtuara ne stilin e kullave. Poashtu janë lulet shumëngjyrëshe të varura mbi dyert e dritaret e thujase secilës shtëpi, ato që do të ju bëjnë të ndaleni për një “selfie”.

Jeta e natës pastaj është kënaqësi në vete me muzikë në baret në plazh por edhe më gjerë.


Dhërmiu ju fal edhe thellësi për të gjithë ju që dëshironi të zhyteni e të eksploroni pak nga bota e magjishme nën ujë.


Plazhi i Gjipesë në anën tjetër është absolutisht epik. Ai është pjesë e kanionit të Gjipesë, ku do të ju duhet të ecni rreth 2 km prej rrugës kryesore deri atje, për një aventurë ndryshe. Ndërkaq notarët me eksperiencë mund ta marrin një kajak me qira, që të ngjallë adrenalinën.


E shpellën e Piratëve nuk e gjeni vetëm në libër, ajo është fshehur në Kodrën e Shën Todrit, dhe është e gjatë 30 metra me vlera turistike e historike. Që në hyrje të saj ajo është e ndarë në dy pjesë nga një bllok shkëmbor, ku duhet të përmendim që deri atje shkohet vetëm përmes detit.

Por kjo nuk është e vetmja. Përgjatë bregut ka edhe disa të tjera mahnitëse për t’i vizituar.


Kështu që në Dhërmi ju rekomandojmë të qëndroni për së paku tre ditë, për të pasur pushime me plot kuptimin e fjalës. Ndaj mos prisni më, koha më e mirë për këtë aventurë është tani.