GjirafaTravel

Berati - krenaria e arkitekturës shqiptare

24 Qer, 2024

Bëni “screenshot” këtë shkrim, përdoreni si hartë dhe nisuni drejt Beratit.

Rezervoni biletën e autobusit online në Gjirafa Travel, e informohuni shpejt e lehtë për oraret, operatorët, linjat direkte e indirekte, vend-nisjen dhe çmimet në dispozicion.

 

Qyteti i një mbi një dritareve

Nëse po kërkoni qytetin që ju rikthen në kohën e fëmijërisë ja ku e keni. Aroma e ushqimeve tradicionale, gjallëria e kafeneve përreth, e kantinat e verës janë vetëm disa nga pikat çka mund të gjeni atje. I rrethuar me fiq e i ndarë nga lumi Osum, Berati nga guri është elegant në çdo hap.


Kalaja –Dikur shtrihej qyteti i vjetër e sot është pasuri kombëtare dhe jo vetëm. Si monumenti më antik në qytet, ai ndodhet në kodrën me lartësi prej 187 m mbi nivelin e detit. Në brendësi të saj ka rrugë guri, kisha bizantine e rrënoja nga periudha të ndryshme, dhe po, vizita është falas. Karakteristike është që shumë familje ende banojnë brenda saj. Përveç tjerash disa shtëpi janë shndërruar në bujtina, restorante ose dyqane. Ju mund të bleni edhe ndonjë veshje popullore nga familjet që kanë shpalosur punimet e tyre pranë shtëpive.

Ndërkaq shkëlqimi i Diellit në agim e përëndim është qetësi për shpirtin nga ajo lartësi.


Kisha e Shën Triadhës – Është pikë referim ikonë e ndërtuar pranë mureve te dyta rrethuese të Kalasë, me një stil bizantin e përëndimor, dhe duket si të ishte e qëndisur aq bukur.


Kisha e Shën Mëri Vllahernës – Si kisha më e vjetër në Berat, që nga shek. XIII, duhet të përmendim që afresket e saj janë pikturuar nga artisti Nikolla, djali i Onufrit, piktorit të madh shqiptar.


Lagjja Mangalem – kur mendoni se një rrugë ka mbaruar, pikërisht aty ju del një rrugicë e fshehur që të con diku tjetër. Në këtë lagje shtëpitë e stilit Osman janë kryesisht me dimensione të vogla dhe të ngjitura njëra me tjetrën, pa oborre apo kopshte. Teqeja e Halvetit, Shtëpia e Dervishëve e Beratit , Porta e Pashait e Xhamia e Plumbit ndodhen të gjitha përgjatë lagjes historike të Mangalemit.


Muzeu Etnografik – mbrapa lumit ju pret ky muze që është nga shtëpitë më madhështore të epokës osmane, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.


Ura e Goricës- si një nga urat më të mëdha ajo është një nga thesaret e shumta të trashëgimisë historiko-kulturore të Shqipërisë. Ajo i ka rezistuar kohës e është ende në përdorim prandaj është simbol i vendit.


Kanioni i Osumit- Ujëvara e Bogovës- Vetëm 1 orë prej Beratit, ju rekomandojmë të vizitoni këtë vend hyjnor me gryka e male dramatike. Ndërkaq që të zbrisni poshtë e ta shijoni për së afërmi këtë bukuri natyrore, prej rrugës kryesore ju merr kohë rreth 40 minuta.  

Rëndësinë e Beratit e tregon edhe përfshirja në UNESCO bashkë me Gjirokastrën, kështu që mos humbisni rastin të takoheni me vetë kulturën shqiptare.