GjirafaTravel

Kushtet e Veçanta të Përdorimit të Shërbimeve të Rezervimit

  • Hyrje #
    Në kuadër të Shërbimeve të veta, Gjiirafa ofron platformat e avancuara të rezervimit elektronik “GjirafaTravel”, dhe “GjirafaRezervime”. Përmes këtyre platformave, përdoruesit kanë mundësi të kryejnë blerjen e biletave nga operatorë të ndryshëm të transportit, dhe rezervimin e akomodimeve nga operatorë të ndryshëm të mikpritjes, në përputhje me kushtet e përcaktuara në këto Kushte të Veçanta të Përdorimit të Shërbimeve të Rezervimit, të cilave do t’i referohemi në vijim si “Kushte të Rezervimit”, si dhe në përputhje me kushtet tjera të përcaktuara në Kushtet e Përgjithshme (shikoni Kushtet e Përgjithshme).
    Përdorimi dhe/apo vizita e platformës “GjirafaTravel” dhe/apo “GjirafaRezervime” nënkupton pranimin tuaj të plotë, pa asnjë rezervë, të këtyre Kushteve të Rezervimit, si dhe Kushteve të Përgjithshme, të cilat aplikohen në tërë përmbajtjen e platformave të lartpërmendura. Në rast se Ju nuk jeni dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve të Rezervimit, dhe/apo Kushteve të Përgjithshme, Ju nuk duhet të vazhdoni me përdorimin e mëtejshëm të platformave “GjirafaTravel” dhe/apo “GjirafaRezervime”.
    Nëse Ju vazhdoni më tutje, Ju, si përdorues, pranoni që Ju keni lexuar, kuptuar, dhe pranuar, pa asnjë rezervë, këto Kushte të Rezervimit, si dhe jeni dakord dhe pajtoheni me detyrimet tuaja, siç përcaktohen në këto Kushte të Rezervimit.
  • Definimi i Nocioneve të Veçanta të Kushteve të Rezervimit #
    Nocionet e përdorura në kuadër të këtyre Kushteve të Rezervimit kanë kuptimet si në vijim:
    “Platformat e Rezervimit” - për qëllimet e këtyre Kushteve të Rezervimit, “Platformat e Rezervimit” nënkupton uebfaqet në vijim: travel.gjirafa.com, dhe rezervo.gjirafa.biz.
    “Platforma e Rezervimit të Transportit” - për qëllimet e këtyre Kushteve të Rezervimit, “Platforma e Rezervimit të Transportit” nënkupton uebfaqen në vijim: travel.gjirafa.com.
    “Platforma e Rezervimit të Akomodimit” - për qëllimet e këtyre Kushteve të Rezervimit, “Platforma e Rezervimit të Akomodimit” nënkupton uebfaqen në vijim: rezervo.gjirafa.biz.
    “Përdorues” dhe/apo “Ju” - nënkupton secilin shfrytëzues dhe/apo vizitor të Platformave të Rezervimit. Për qëllimet e këtyre Kushteve të Rezervimit, termet “përdorues” dhe/apo “rezervues” kanë kuptim të njëjtë, përveç nëse paraqiten ndryshe nga konteksti i përdorimit. Kur përdoruesi është person fizik dhe realizon blerje, atëherë trajtohet si konsumator. Kur përdoruesi është person juridik, përfshirë, por pa u limituar në, shoqëritë tregtare, organizatat joqeveritare, dhe/apo entitetet tjera juridike, atëherë nuk trajtohet si konsumator.
    “Transportim” - nënkupton shërbimin e lëvizjes së ndonjë personi nga një vendndodhje tek një destinacion i caktuar, siç specifikohet në Platformën e Rezervimit të Transportit. Transportimi mund të realizohet përmes, por nuk kufizohet në, transportimin rrugor përmes autobusit.
    “Operator i transportit” - nënkupton personin fizik ose juridik, vendor ose ndërkombëtar, që posedon licencat e duhura për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve të transportit.
    “Biletë” - i referohet dokumentit, që mund të jetë në formë të shtypur në letër dhe/apo elektronike, dhe që shërben si dëshmi e pagesës së realizuar për shërbime të caktuara të transportit.
    “Rezervim i biletës” - nënkupton rezervimin e të paktën një (1) bilete përmes Platformës së Rezervimit të Transportit.
    “Linjë ndër-urbane” - nënkupton çdo linjë e cila operon në rrugët publike magjistrale dhe/apo rrugët regjionale, që kalon nëpër Republikën e Kosovës, dhe lidh dy (2) apo më shumë komuna.
    “Udhëtar” - nënkupton personin fizik që ka të drejtë transporti dhe/apo transportohet nga operatorët e transportit, në bazë të biletës së rezervuar dhe/ apo blerë përmes Platformës së Rezervimit të Transportit.
    "Pako udhëtimi" – nenkupton pako udhetimi qe perfshin së paku një shërbim sikurse transport, akomodim dhe të tjera.
    “Akomodim” - nënkupton shërbimin e strehimit për të paktën një (1) natë, në destinacionin, dhe brenda hapësirës së specifikuar në Platformën e Rezervimit të Akomodimit. Akomodimi mund të realizohet, por nuk kufizohet në, hotele, hostele, bujtina, villa, apartamente, shtëpi, dhe/apo njësi të tjera të ngjashme të akomodimit.
    “Operator i mikpritjes” - nënkupton personin fizik ose juridik, vendor ose ndërkombëtar që posedon licencat e duhura për kryerjen e veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve të akomodimit në vendin e tyre të operimit.
    “Rezervim i akomodimit” - nënkupton rezervimin e akomodimit për të paktën një (1) natë, përmes Platformës së Rezevimit të Akomodimit.
    “Shuma totale e rezervimit” - nënkupton çmimin për një (1) natë qëndrimi, shumëzuar me numrin total të netëve të rezervuara të qëndrimit.
    “Paradhënia e akomodimit” - nënkupton pagesën e dhjetë-përqind (10%) të shumës totale të rezervimit të pranuar prej Gjirafa nga rezervuesi.
    “Klient” - i referohet personit fizik që ka të drejtë akomodimi dhe/apo shfrytëzon shërbimet e akomodimit nga operatorët e mikpritjes, në bazë të rezervimit të realizuar përmes Platformës së Rezervimit të Akomodimit.
    “Afate” - nënkupton limitet kohore që Gjirafa i vendos mbi rezervime, pagesa të paradhënieve, ndryshime parametrash, anulime të shërbimeve të rezervuara, dhe apo situata të ngjashme.
    “Datë e fillimit” - i referohet datës në të cilën rezervuesi fillon shfrytëzimin e shërbimeve të transportit apo akomodimit, sipas rezervimit të realizuar përmes Platformave të Rezervimit.
    “Datë e përfundimit” - i referohet datës në të cilën të gjitha obligimet e Gjirafa ndaj rezervuesit, siç specifikohen në këto Kushte të Rezervimit, dhe bazuar në rezervimin e realizuar përmes Platformave të Rezervimit, përfundojnë.
    “Kohëzgjatja e rezervimit” - i referohet periudhës kohore ndërmjet datës së fillimit dhe datës së përfundimit të rezervimit.
    “Itinerar” - i referohet njoftimit që përmban të gjitha të dhënat relevante të rezervimit, përfshirë, por pa u kufizuar në, datën e fillimit, datën e përfundimit, emrin e operatorit, pikënisjen, destinacionin, dhe/apo vendndodhjen.
    "Rimbursim" - nënkupton kthimin e pagesës së rezervuesit për shkaqet e përcaktuara në këto Kushte të Rezervimit.
    “Palë e tretë” - nënkupton, përshtatshmërisht, çdo subjekt fizik ose juridik tjetër përpos rezervuesit, operatorit të transportit dhe/apo operatorit të mikpritjes, dhe Gjirafa.
    “Shërbimet e Rezervimit” - nënkupton të gjitha funksionet e Platformave të Rezervimit, përfshirë, por pa u kufizuar në, produktet, softuerët, dhe shërbimet e ofruara përmes Platformave të Rezervimit.
    Të gjitha termet dhe nocionet e prezantuara më lartë janë nocione të veçanta, dhe si të tilla zbatohen vetëm në Platformat e Rezervimit të specifikuara më lartë. Përveç këtyre nocioneve të veçanta, edhe nocionet e përgjithshme të përkufizuara në Kushtet e Përgjithshme zbatohen në Platformat e Rezervimit të sipërpërmendura. Në rast se ka ndonjë mospërputhje ndërmjet përkufizimeve të këtyre nocioneve të veçanta dhe përkufizimeve të nocioneve të përgjithshme, atëherë përkufizimet e këtyre nocioneve të veçanta mbizotërojnë. Të gjitha fjalët e përdorura në njëjës do të kenë kuptimin e njëjtë edhe në shumës.
  • Hyrja në Fuqi dhe Detyrueshmëria e Kushteve të Rezervimit #
    Pranimi i këtyre Kushteve të Rezervimit plotëson marrëdhënien kontraktuese dhe detyruese ndërmjet Juve dhe Gjirafa të krijuar përmes pranimit të Kushteve të Përgjithshme. Çfarëdo ndryshime dhe/apo plotësime të këtyre Kushteve të Rezervimit dhe/apo të Kushteve të Përgjithshme, konsiderohen se kanë ndryshuar dhe/apo plotësuar marrëdhënien kontraktuese ndërmjet Juve dhe Gjirafa.
    Këto Kushte të Rezervimit hyjnë në fuqi dhe plotësojnë marrëdhënien kontraktuese ndërmjet Juve dhe Gjirafa kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:
    -Kur Ju vizitoni ndonjë nga Platformat e Rezervimit.
    - Në rast të ndryshimit dhe/apo plotësimit të Kushteve të Rezervimit, kur Ju vazhdoni të përdorni Platformat e Rezervimit, pas ndryshimit dhe/apo plotësimit të Kushteve të Rezervimit.
    Për shmangie të çfarëdo dyshimi, momenti i hyrjes në fuqi të këtyre Kushteve të Rezervimit do të jetë momenti i parë i shfaqjes së cilësdo rrethanë të përcaktuar në paragrafin paraprak.
    Kushtet e Rezervimit mbesin në fuqi krahas Kushteve të Përgjithshme për aq kohë sa përdoruesi viziton një nga Platformat e Rezervimit, dhe/ose për sa kohë që mbeten të regjistruar si përdorues të Shërbimeve të Gjirafa. Në rast se përdoruesi vendos të mbyll llogarinë me Gjirafa dhe të paguaj çfarëdo detyrimi monetar të mbetur ndaj Gjirafa, atëherë Kushtet e Rezervimit mbesin në fuqi krahas Kushteve të Përgjithshme deri në momentin e përfundimit të procedurave të mbylljes së llogarisë.
    Këto Kushte të Rezervimit janë të vlefshme dhe zbatohen vetëm për përdoruesit e Platformave të Rezervimit. Këto Kushte të Rezervimit zbatohen si kushte të veçanta krahas Kushteve të Përgjithshme. Në rast se një çështje specifike e trajtuar në këto Kushte të Rezervimit rregullohet ndryshe nga Kushtet e Përgjishme, atëherë kushtet e përcaktuara në këto Kushte të Rezervimit mbizotërojnë.
  • Privatësia #
    Për informata mbi trajtimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë nga Gjirafa, ju lutemi t’i referoheni Njoftimit tonë të Privatësisë, që aplikohet ndaj të gjitha Shërbimeve të Gjirafa (shikoni Njoftimin e Privatësisë), përfshirë Shërbimet e Rezervimit.
  • Komunikimet #
    Për informata mbi metodat e komunikimit ndërmjet palëve, ju lutemi t’i referoheni paragrafit përkatës të Kushteve të Përgjithshme. Nëse Ju dëshironi të kontaktoni Gjirafa drejtpërdrejtë, Ju mund ta bëni këtë sipas procedurave të specifikuara në Kushtet e Përgjithshme, dhe duke përdorur informatat e kontaktit të publikuara në uebfaqen tonë të korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).
  • Fëmijët dhe Shërbimet e Rezervimit #
    Gjatë përdorimit të Platformave të Rezervimit, përdoruesi është përgjegjës për shqyrtimin dhe verifikimin e politikave dhe kushteve të përcaktuara nga operatorët e transportit dhe/apo operatorët e mikpritjes, lidhur me përdorimin e shërbimeve të tyre nga personat e moshës minorene. Ju lutemi të keni parasysh se aftësia për të realizuar një rezervmim, çmimi i rezervimit, si dhe kushte të tjera lidhur me rezervimet mund të ndryshojnë varësisht nëse personi i moshës minorene do të shoqërohet, apo jo, nga një prind dhe/apo kujdestar ligjor.
  • Të Drejtat dhe Detyrimet e Udhëtarit për Shfrytëzimin e Shërbimeve të Rezervimit të Transportit #
    Udhëtarët të cilët janë bartës të pasaportave të lëshuara nga Republika e Kosovës dhe udhëtojnë ndërkombëtarisht, obligohen që të sigurohen se paraqesin një pasaportë të vlefshme, çfarëdo vize dhe dokumente përcjellëse që kërkohen nga shteti i destinimit, ose çfarëdo shtete të ndërmjetme të transitit. Gjirafa nuk është e detyruar që të njoftojë udhëtarët që udhëtojnë ndërkombëtarisht për kushtet lidhur me vizat, doganat, sigurimet shëndetësore, apo çfarëdo kushte tjera të vendosura nga shteti i destinacionit, apo çfarëdo shtete transitore. Është obligim i udhëtarit që të informohet përmes autoriteteve kompetente lidhur me kërkesat për udhëtime ndërkombëtare, duke pasur parasysh shtetin e shtetësisë së tyre, dhe të ofrojnë dokumentet e nevojshme për udhëtime të tilla në format valid dhe kohë të duhur
    Udhëtari është përgjegjës për verifikimin dhe konfirmimin e validitetit të dokumenteve të kërkuara për udhëtim. Udhëtari e kupton që as Gjirafa, e as operatori i transportit, nuk është e autorizuar për të vërtetuar validitetin e dokumenteve të udhëtimit dhe/apo dokumenteve tjera të kërkuara për udhëtim.
    Nëse gjatë kursit të udhëtimit, dokumentet e udhëtimit të udhëtarit humbasin ose vidhen, udhëtari obligohet që të sigurojë dokumente të reja, në shpenzime të veta, dhe në kohë të duhur. Udhëtari e kupton se në raste të tilla, vet udhëtari bartë përgjegjësinë për të gjitha pasojat e mundshme.
    Udhëtari është i obliguar që të kontraktoj shërbime të veçanta në lidhje me gjendjen e vet shëndetësore, përfshirë ushqimet specifike, karakteristikat e ulëses apo karakteristika tjera të transportit lidhur me gjendjen e vet shëndetësore, alergjive, invaliditetit, ose shqetësime tjera. Në anën tjetër, Gjirafa dhe/apo operatori i transportit nuk bartin kurrfarë obligimi të veçantë, përgjegjësi, ose ngarkesë mbi këtë bazë.
    Udhëtari obligohet që të kryej të gjithë vaksinimet e nevojshme dhe të siguroj vërtetime adekuate për udhëtim në vendet që kanë rregulla të veçanta, të cilat mund përfshijnë vaksinimin ose posedimin e dokumenteve të caktuara. Në të kundërtën, udhëtari bartë përgjegjësi për të gjitha pasojat dhe dëmet nga dështimi për të prezentuar vërtetimet përkatëse për vaksinimet e kërkuara.
    Udhëtari është i obliguar në mënyrë strikte të respektojë rregullat doganore, dhe/apo valutore, dhe/apo rregullat tjera të Republikës së Kosovës, shteteve transite, dhe shteteve të destinimit. Në rastin e pamundësisë të vazhdimit të udhëtimit, apo përkatësisht qëndrimit, për shkak të dështimit të respektimit të rregullave të tilla, udhëtari do të jetë përgjegjës për të gjitha pasojat dhe shpenzimet që rrjedhin.
    Udhëtari mund të bartë me vete bagazh në sasinë e lejuar nga operatori i transportit, një çështje të cilën duhet verifikuar paraprakisht me operatorin e transportit. Udhëtari është i obliguar të kujdeset për gjërat personale në mjetin transportues, për dhënien, apo përkatësisht marrjen e bagazhit, të dorëzuar tek operatori i transportit. Gjirafa nuk është, dhe nuk mund të mbahet përgjegjëse për të drejtat e udhëtarit lidhur me çështjet e lidhura me bagazhin, bagazhin e lejuar, humbjen, vjedhjen, ose dëmtimin e bagazhit, dhe/apo gjërave tjera personale. Të gjitha të drejtat e tilla mund të ushtrohen nga udhëtari vetëm në relacion të drejtpërdrejtë me operatorin e transportit.
    Udhëtari duhet të jetë i informuar mbi, dhe t’i respektojë të gjitha kërkesat e mundshme nga shtetet e transitit ose shtetet e destinimit lidhur me policat e nevojshme të sigurimit të shëndetit në udhëtim, gjatë qëndrimit, dhe/apo udhëtimit jashtë shteteve respektive, si dhe sigurimit të udhëtimit, që mund të përfshijë sigurimin e bagazhit, sigurimim nga dëmet në fatkeqësi, sigurimin ndaj dorëheqjes nga udhëtimi, dhe të tjera sigurime të cilat mund të kërkohen. Me rezervimin dhe/apo blerjen e biletës nëpërmjet Platformës së Rezervimit të Transportit, udhëtari konfirmon dhe vërteton që është i informuar për kërkesat e mundshme ligjore mbi sigurime, dhe të njëjtën çështje e ka trajtuar personalisht me autoritetet e duhura.
    Udhëtari ka të drejtë të kërkojë informata të detajuara mbi kushtet e udhëtimit, përveç informatave të ofruara në Platformën e Rezervimit të Transportit. Informatat e tilla duhet t’i vë në dispozicion vetëm operatori i transportit, dhe jo Gjirafa. Andaj, udhëtari kupton se të drejtat e tilla mund t’i kërkojë dhe/apo realizojë vetëm në relacion të drejtpërdrejtë me operatorin e transportit, dhe jo nga Gjirafa.
    Përderisa të gjitha kushtet e përcaktuara në këtë seksion janë të lidhura me të drejta të cilat udhëtari i gëzon në raport me operatorin e transportit, Gjirafa, në asnjë rast nuk mund të mbahet përgjegjëse për çfarëdo shkelje të operatorit të transportit dhe/apo pretendim të parashtruar nga udhëtari lidhur me të drejtat dhe detyrimet e udhëtarit për shfrytëzimin e shërbimeve të transportit.
  • Të Drejtat dhe Detyrimet e Klientit për Shfrytëzimin e Shërbimeve të Rezervimit të Akomodimit #
    Klienti është i detyruar të paguaj paradhënien prej dhetë-përqind (10%) të shumës totale të rezervimit përmes Platformës së Rezervimit të Akomodimit. Klienti e kupton që Gjirafa nuk do të ndërmerr asnjë veprim pa u siguruar që pagesa e paradhënies është realizuar me sukses. Klienti është përgjegjës të sigurojë pagesën e shumës së mbetur prej nëntëdhjetë-përqind (90%) të shumës totale të rezervimit të akomodimit, ndaj operatorit të mikpritjes në datën e fillimit të rezervimit dhe/apo në përputhje me kushtet e përcaktuara nga operatori i mikpritjes.
    Klienti është i obliguar që të kontrolloj të gjitha kushtet e akomodimit të paraqitura në Platformën e Rezervimit të Akomodimit, siç ofrohen nga operatorët e ndryshëm të mikpritjes, dhe të sigurohet se kushtet e sipërpërmendura i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e tyre, si dhe kërkesat dhe nevojat e të gjithë personave tjerë që mund ta shoqërojnë klientin gjatë periudhës së akomodimit. Është përgjegjësi e klientit që të sigurohet se kushtet e ofruara nga operatori i mikpritjes i përshtaten moshës, arsyes së vizitës, dhe kërkesave tjera specifike të klientit dhe/apo personave për të cilët klienti e ka realizuar rezervimin e akomodimit.
    Klienti është i obliguar që t’i ofrojë Gjirafa një metodë të vlefshme të pagesës për kryrjen e pagesës së paradhënies, që mund të përfshijë kartela krediti, kartela debiti, llogari në “PayPal”, apo metoda tjera të pranueshme të pagesës. Klienti është gjithashtu i obliguar të garantojë se mjetet e përdorura për transaksionet me Gjirafa nuk burojnë nga aktivitete joligjore dhe/apo të paligjshme, dhe nuk janë duke shfrytëzuar si përçues për shpëlarje të parave dhe/apo financimit të aktiviteteve terroriste.
  • Kafshët Shtëpiake dhe Shërbimet e Rezervimit #
    Gjatë përdorimit të Platformave të Rezervimit, përdoruesi është përgjegjës për shqyrtimin dhe verifikimin e politikave dhe kushteve të përcaktuara nga operatorët e transportit dhe/apo operatorët e mikpritjes, lidhur me shoqërimin nga kafshët shtëpiake gjatë përdorimit të shërbimeve të tyre.
    Në rastet kur operatorët e transportit dhe/apo operatorët e mikpritjes shënojnë në Platformat e Rezervimit se ata nuk pranojnë kafshë shtëpiake brenda hapësirave të tyre, rezervuesi nuk lejohet që të shoqërohet nga kafshët shtëpiake gjatë rrjedhës së rezervimit të vet.
  • Rregullat e Transportit #
    Udhëtarët duhet t’i përmbahen detajeve të biletave të tyre të transportit dhe të arrijnë në pikën e nisjes së paku pesëmbëdhjetë (15) minuta para fillimit të udhëtimit. Çfarëdo pretendime që udhëtarët mund të kenë lidhur me rezervimin e tyre nuk mund të qëndrojnë nëse udhëtari nuk është i pranishëm në orën dhe vendin e nisjes, siç specifikohet në biletën e tyre të rezervuar të transportit.
    Në rastet kur udhëtarët kanë çfarëdo pretendimesh në lidhje me anulimin, ndryshimin e pa arsyeshëm të orareve të transportit, ose shkaqe tjera që asryetojnë rimbursimin, ata duhet t’i drejtohen menjëherë operatorit të transportit. Në rastet kur udhëtarët kanë kryer pagesën e tyre përmes Platfomës së Rezervimit të Transportit dhe operatori i transportit anulon dhe/apo ndryshon pa arsyeshëm orarin e trasnportit, udhëtari mund t’i drejtohet Gjirafa drejtpërdrejtë, dhe duhet të kontaktojë Gjirafa menjëherë, me një kërkesë për rimburism duke theksuar shkaqet e kërkesës.
    Emri i udhëtarit duhet të përputhet me emrin mbi rezervimin e kryer përmes Platformës së Rezervimit të Transportit. Në raste të caktuara, dhe kur kërkohet, udhëtari duhet të identifikojë veten tek përfaqësuesit dhe/apo stafi i operatorit të transportit duke prezentuar konfirmimin e rezervimit, në format të shtypur dhe/apo elektronik, si dhe një mjet identifikimi të vlefshëm me fotografi të lëshuar nga autoritetet kompetente publike që përfshijnë një letërnjoftim, pasaportë, dhe/apo patentë shoferi.
    Itineraret e publikuara në Platformën e Rezervimit të Transportit janë linja të planifikuara dhe linja direkte të cilat, në raste të udhëtimeve ndërkombëtare, mund të përfshijnë tranzit përmes shteteve të treta. Nëse tranziti i tillë është planifikuar apo nodh për shkaqe përtej kontrollit të operatorit të transportit, operatori i transportit garanton transportin e vazhduar të pasagjerëve në destinacionin e tyre të rezervuar.
    Në rastet kur një mjet që udhëton mes dy pikave nuk mund të presë për një mjet të vonuar linje, dhe/apo nëse ndodhin çfarëdo prishjesh, dhe/apo në raste tjera të veçanta, dhe operatorët e transportit ofrojnë transport zëvendësues, udhëtari duhet të pranoj transportin zëvendësues. Në raste të caktuara, kjo mund të realizohet përmes metodave të ndryshme të transportit që mund të operohen nga operatorë tjerë. Çfarëdo pretendime apo kërkesa për një formë të veçantë transporti nuk do të njihen nga operatori i transportit dhe/apo Gjirafa.
    Në rast se udhëtari rezervon itinerare tjera të ndara dhe i kombinon ato me një rezervim të realizuar përmes Platformës së Rezervimit të Transportit për të krijuar një udhëtim të kombinuar, duke përfshirë transite, udhëtari do të bart vetë përgjegjësinë e rrezikut për humbjen e një linje. Në raste të tilla, kërkesa për transport zëvendësues, akomodim zëvendësues, ose të llojit të ngjashëm, nuk mund të ngrihen ndaj operatorit të transportit dhe/apo Gjirafa.
  • Kufizimi i Përgjegjësisë për Shërbimet e Rezervimit #
    Gjirafa nuk bartë asnjë përgjegjësi për sigurinë e përdoruesve dhe pasurisë së tyre gjatë periudhës së rezervimit dhe përdorimit të shërbimeve të transportit dhe/apo akomodimt. Duke pranuar këto Kushte të Rezervimit, udhëtari në mënyrë shprehimore pranon se kupton që Gjirafa është, dhe mbetet, përgjegjëse vetëm për rezervimin, përkatësisht blerjen e biletës së trasportit dhe/apo rezervimin e akomodimit dhe, në rastet të caktuara, rimbursimin e pagesës sipas këtyre Kushteve të Rezervimit. Në anën tjetër, nga data e fillimit të rezervimit, të gjitha obligimet ndaj udhëtarit i takojnë operatorit të transportit dhe/apo operatorit të mikpritjes, dhe çfarëdo pretendimi nga udhëtari duhet të drejtohet tek operatorët e transportit dhe/apo operatorët e mikpritjes.
    Operatorët e transportit dhe/apo operatorët e mikpritjes janë të obliguar që, në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës dhe vendeve ku operojnë, të zbatojnë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë duke përfshirë, por pa u kufizuar në, përshtatshmërinë me standardet e sigurisë së transportit dhe ndërtimit, masat mbrojtëse kundër zjarrit, sigurimin e hapësirave, sigurimin e hapësirave dhe bagazheve nga vjedhjet, sigurimin e udhëtarëve gjatë ndalesave në stacione të ndryshme dhe hapësira pushuese, si dhe, aq sa është e mundur, sigurimin e hapësirave nga fatkeqsitë natyrore. Gjirafa në mënyrë shperhimore mohon dhe heq dorë nga çfarëdo përgjegjësie lidhur me çështjet e përcaktuara në këtë paragraf.
    Klientët janë të obliguar të paguajnë operatorin e mikpritjes për të gjitha shërbimet shtesë pas arritjes së tyre në hapësirat e akomodimit, përfshirë por pa u kufizuar në shërbimin e ushqimit dhe pijeve që nuk janë të përfshira në rezervimin e tyre, shërbimeve të marrjes me qira të automjeteve, shoferëve dhe/apo çfarëdo shërbimeve tjera.
    Gjirafa nuk mbanë asnjë përgjegjësi për mos-pagesën e çfarëdo bilete dhe/ apo shume totale të rezervimit nga rezervuesi, nëse pagesat e sipërpërmendura nuk janë realizuar përmes Platformave të Rezervimit. Në raste të mos-pagesës së çfarëdo bilete dhe/apo shume totale të rezervimit, për çfarëdo arsye, Gjirafa nuk mund të mbahet përgjegjëse. Çështje të tilla duhet trajtuar ndërmjet rezervuesit dhe operatorit të transportit dhe/apo operatorit të mikpritjes.
    Gjirafa nuk mbanë asnjë përgjegjësi për shmangien e detyrimeve tatimore, dhe/apo licencuese, dhe/apo tjera, të operatorëve të transportit dhe/apo operatorëve të mikpritjes, dhe/apo mospërputhshmërisë së operatorëve të transportit dhe/apo operatorëve të mikpritjes me detyrimet publike të vendeve ku ofrojnë shërbimet e tyre, përfshirë Republikën e Kosovës.
    Në rastet kur rezervuesit prezantojnë konfirmim të pavërtetë dhe/apo të falsifikuar, ose kur ndodhin situata të ngjashme, dhe operatorët e transportit dhe/apo operatorët e mikpritjes nuk e realizojnë verifikimin e konfirmimit të sipërpërmendur përmes Platformave të Rezevimit dhe përkundrazi vazhdojnë t’i ofrojnë shërbime personit që prezanton një dokument të tillë të pavlefshëm, atëherë Gjirafa nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për pagesë, apo çfarëdo forme të kompensimit të dëmit ndaj operatorëve të transportit dhe/apo operatorëve të mikpritjes.
  • Procedurat e Rezervimit #
    Përdoruesit mund qasen në Platformat e Rezervimit nga cilido vend i botës, përmes autentifikimit në Platformat e Rezervimit, sipas këtyre Kushteve të Rezervimit, Kushteve të Përgjithshme, dhe/apo kushteve tjera të përcaktuara nga Gjirafa dhe të aplikueshme në ndonjë rast.
    Përdoruesi mund të zgjedh nga një llojllojshmëri e gjerë e itinerareve të udhëtimit dhe/apo akomodimeve të ofruara respektivisht nga operatorët e ndryshëm të transportit dhe/apo operatorët e mikpritjes, të cilat filtrohen në bazë të llojit, vendndodhjes, distancës, çmimit, dhe mënyrave tjera të filtrimit të vëna në dispozicion nga Gjirafa dhe të përzgjedhura nga përdoruesi përmes Platformave të Rezervimit.
    Në rastet e blerjes së biletave të transportit, përdoruesi mund të zgjedh të realizoj pagesën për blerjen e biletave të transportit në mënyrë elektronike përmes Platformës së Rezervimit të Transportit, dhe/apo drejtpërdrejtë tek operatori i transportit, në çdo kohë, deri pesë (5) minuta para nisjes. Pa marr parasysh momentin e realizimit të pagesës për blerjen e biletës, operatori i transportit do të bëjë rezervimin e biletës në momentin e pranimit të rezervimit nga Platforma e Rezervimit të Transportit, dhe do ta mbaj biletën e rezervuar në çfarëdo rrethane, përveç nëse udhëtari ose Gjirafa e njofton operatorin e transportit për anulimin e rezervimit.
    Konfirmimet e sipërpërmendura përmbajnë të gjitha të dhënat relevante mbi operatorin e transportit dhe/apo operatorin e mikrpritjes, të dhënat mbi mjetin e transportit dhe/apo hapësirës së akomodimit, itinerarin e udhëtimit dhe/apo itinerarin e akomodimit, si dhe adresën e pikë nisjes së udhëtimit dhe/apo vendndodhjes së akomodimit.
    Konfirmimi i rezervimit, i dërguar nga Gjirafa tek përdoruesi, shërben si biletë dhe/apo rezervim akomodimi. Andaj, operatorët e transportit dhe/apo operatorët e mikpritjes kanë për detyrim që ta pranojnë konfirmimin e sipërpërmendur si biletë dhe/apo rezervim të vlefshëm, dhe t’i ofrojnë rezervuesit transportin dhe/apo akomodimin sipas rezervimit të tillë, me kusht që rezervimi i tillë të jetë i konfirmueshëm përmes Platformave të Rezervimit.
  • Procedura e Veçantë për Rezervimin e Biletave për Linjat Ndër-Urbane #
    Këto Kushte të Rezervimit janë hartuar në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës. Andaj, në përputhje me Ligjn Nr. 04/L-179 për Transportin Rrugor, neni 23, paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 që përcakton se, për transportin ndër-urban, biletat e transportit mund të blihet në autobus dhe/apo stacion të autobusëve, Gjirafa nuk do të bëjë shitje të biletave për linja ndër- urbane përmes Platformës së Rezervimit të Transportit. Rrjedhimisht, Gjirafa do të ofrojë vetëm konfirmimin e rezervimit për linjat ndër-urbane.
    Në rastet kur çmimi i plotë për rezervimin e biletave të transportit paguhet nëpërmjet Platformës së Rezervimit të Transportit, siç përcaktohet në këto Kushte të Rezervimit, konfirmimi i pagesës së sipërpërmendur do të përdoret nga udhëtari për të blerë biletën drejtpërdrejtë nga operatori i transportit i përcaktuar në konfirmimin e rezervmimit.
    Në rastet e udhëtimeve ndër-urbane, kur është e nevojshme pagesa e tarifave shtesë për udhëtarin, përfshirë tarifën e stacionit të autobusëve, tarifat e tilla do të paguhen nga operatori i transportit, dhe do të konsiderohen si pjesë e çmimit të rezervimit të paguar nga udhëtari, me rastin e kryerjes së pagesës për rezervim, përmes Platformës së Rezervimit të Transportit.
  • Procedurat e Ndryshimit, Anulimit, dhe Rimbursimit të Biletave të Transportit #
    Në rastet kur Platforma e Rezervimit të Transportit përdoret për të realizuar pagesë elektronike të biletës, do të vlejnë rregullat e anulimit dhe rimbursimit në vijim:
    -Për të gjitha rezervimet, mundësia për të anuluar ose ndryshuar biletën varet nga blerja e shërbimeve FlexiRide. Udhëtarët që nuk kanë blerë njërin nga shërbimet FlexiRide nuk do të kenë mundësinë e anulimit ose ndryshimtit të biletës të tyre, dhe në rast të anulimit, udhëtarit humbasë biletën pa të drejtë për rimbursim.
    -Basic Flex: Udhëtarët me Basic Flex mund të anulojnë biletën e tyre deri në pesë (5) ditë para nisjes së planifikuar. Rimbursimet do të bëhen vetëm për shumën totale të çmimit të biletës, pa përfshirë tarifën e rezervimit dhe tarifën e Basic Flex. Ndryshime në rezervim mund të kërkohen deri në tre ditë (3) para nisjes së planifikuar (Pas ndryshimit te detajeve te udhetimit, rimbursimi apo anulimi nuk do te jete i mundur).
    -Premium Flex: Udhëtarët me Premium Flex mund të anulojnë bileta deri në katërdhjetë e tetë orë (48) orë para nisjes së planifikuar. Rimbursimet do të bëhen vetëm për shumën totale të çmimit të biletës, pa përfshirë tarifën e rezervimit dhe tarifën e Premium Flex. Ndryshime në rezervim mund të kërkohen deri në njëzet e kater orë (24) para nisjes së planifikuar (Pas ndryshimit te detajeve te udhetimin, rimbursimi apo anulimi nuk do te jete i mundur).
    Nëse operatori i transportit e anulon nisjen për çfarëdo arsye, Gjirafa nuk do t’i bëjë operatorit të transportit asnjë pagesë për biletat e itinerarit përkatës, në rastet kur Gjirafa ka pranuar pagesat për rezervimet përmes Platformës së Rezervimit të Transportit. Në anën tjetër, kërkesat për kompensim për pagesat e kryera nga udhëtari direkt tek operatori i transportit, duhet t’i drejtohen operatorit të transportit, pa përfshirjen e Gjirafa.
    Në rast se operatori i transportit nuk e mban biletën e rezervuar për udhëtarin, për çfarëdo arsye, operatori i transportit detyrohet ta dëmshpërblej udhëtarin për humbjen e rezervimit dhe çfardëdo dëmi të shkaktuar.
    Gjirafa nuk ka asnjë obligim për asnjë lloj kompensimi të dëmit, material ose jo material, ndaj udhëtarit, përveç rimbursimit të çmimit të biletës, kur bileta e sipërpërmendur është paguar përmes Platformës së Rezervimit të Transportit, dhe kur janë përmbushur kushtet për rimburisim, sipas këtyre Kushteve të Rezervimit.
    Tarifa e rezervimit
    Për rezervimet e bëra per biletat e transportit do të caktohet një pagesë për shërbimin (tarifa e rezervimit), kjo pagesë do të mbulojë shpenzimet administrative të lidhura me rezervimin tuaj. Në rast të anulimit të rezervimit, kjo pagesë nuk do të rimbursohet.
  • Kushtet e Përdorimit dhe Anulimit për Pakot e Udhëtimit #
    Informatat Personale:
    -Për të përfunduar sukesshëm një rezervim të pakos së udhëtimit, klientët duhet të japin informatat e tyre personale, si letërnjoftimin ose pasaportën, tek agjencia e udhëtimit.
    -GjirafaTravel nuk do të kërkojë ose ruajë informatat personale si pasaportën ose letërnjoftimin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi për sigurinë e këtyre informatave. Klientët inkurajohen të shqyrtojnë politikën e privatësisë të agjencisë për më shumë detaje mbi trajtimin e këtyre të dhënave.
    Rimbursimi:
    -Rimbursimi dallon për çdo pako të udhëtimit, dhe detajet e rimbursimit do të shkruhen në përshkrimin e çdo pako. Në raste kur nuk kanë mbetur vende për ndonjë pako dhe udhëtari ka përfunduar pagesën, shuma e pakos (pa përfshirë tarifën e rezervimit) do t’i rimbursohet udhëtarit.
    Shënime Shtesë:
    Klientët këshillohen të shqyrtojnë me kujdes politikën e rimbursimit të përcaktuar për çdo pako para se të bëjnë një blerje.
    Është përgjegjësia e klientit të japë informatat e sakta për procesin e rezervimit.
    GjirafaTravel rezervon të drejtën për të ndryshuar çmimet dhe detajet e pako-së për shkaqe të paparashikuara, dhe klientët do të njoftohen menjëherë për çdo ndryshim.
    Duke blerë një pako udhëtimi në GjirafaTravel, klientët pajtohen të respektojnë këto kushte të përodrimit. GjirafaTravel rezervon të drejtën për të përditësuar ose ndryshuar këto kushte pa njoftim paraprak, dhe është përgjegjësia e klientit të qëndrojë në dijeni për çdo ndryshim.
  • Transferimi i të Drejtave dhe Detyrimeve #
    Transferimi i të drejtave dhe obligimeve të përdoruesve të Platformave të Rezervimit është i mundur në rrethana të caktuara dhe sipas kushteve të caktuara në këto Kushte të Rezervimit, vetëm me miratim paraprak me shkrim nga Gjirafa.
    Në rastet e rezervimit të një bilete së transportit, udhëtari nuk mund t’i transferojë obligimet e veta sipas këtyre Kushteve të Rezervimit, në tërësi apo pjesshëm, pa miratim paraprak me shkrim nga Gjirafa. Me miratimin me shkrim nga Gjirafa, udhëtari mund t’ia transferojë obligimet e veta sipas këtyre Kushteve të Rezervimit cilitdo subjekt tjetër.
    Gjirafa mund t’i transferoj të drejtat dhe detyrimet e veta nga këto Kushte të Rezervimit lirshëm te palët e treta, pa pasur nevojë për pëlqimin e rezervuesit. Një transferimi i tillë nuk duhet të pakësoj dhe/apo cenoj të drejtat e rezervuesit.
  • Mbrojtja e Konsumatorëve #
    Këto Kushte të Rezervimit janë hartuar në përputhje me, dhe janë subjekt i, ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës, përfshirë Ligjin Nr. 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.
    Gjirafa respekton dhe ofron mbrojtjet përkatëse për përdoruesit, sipas dispozitave të ligjeve të aplikueshme, për aq sa Gjirafa mund të jetë përgjegjëse dhe e detyruar në cilësinë e vet si një ndërmjetësues i rezervimeve.
    Përdoruesit gëzojnë të drejtën që pretendimet e tyre ndaj operatorëve të transportit dhe/apo operatorit të mikpritjes, respektivisht, t’i paraqesin para të gjitha institucioneve dhe/apo inspektorateve kompetente për mbrojtje të konsumatorëve, siç parashihet me ligj.
  • Plotësimet, Ndryshimet, dhe Ndashmëria e Kushteve të Rezervimit #
    Gjirafa në vazhdimësi përmirëson dhe avancon Shërbimet ekzistuese, si dhe ofron shërbime të reja, përfshirë Shërbime të Rezervimit. Kjo do të thotë që Gjirafa mund të shtojë funksionalitete të reja, produkte dhe/apo shërbime, apo t’i ndërprejë Shërbimet ekzistuese. Gjirafa mund të ndërmarrë cilindo nga këto veprime në çdo kohë dhe mund të mos jetë në gjendje t’iu njoftoj Juve paraprakisht. Në raste të tilla, këto Kushte të Rezervimit modifikohen dhe/apo plotësohen krahas modifikimit dhe/apo plotësimit të Shërbimeve, përfshirë Shërbimet e Rezervimit.
    Në rast se Ju vazhdoni t’i përdorni Shërbimet e Rezervimit edhe pas ndryshimeve të tilla, atëherë ne konsiderojmë se Ju i keni pranuar dhe pajtoheni me ndryshimet e tilla të Shërbimeve, respektivisht modifikimet dhe/ apo plotësimet e Kushteve të Rezervimit dhe se Ju nuk keni asnjë vërejtje në lidhje me modifikimet dhe/apo plotësimet e këtyre Kushteve të Rezervimit.
    Në rast se ndonjë dispozitë e Kushteve të Rezervimit konstatohet të jetë e paligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme në procedurë të arbitrazhit, në gjykatë, apo nga çfarëdo autoriteti tjetër kompetent, dispozitat tjera të këtyre Kushteve të Rezervimit mbesin të plotfuqishme dhe me efekt të plotë juridik.
    Në rast të mospërputhjeve në mes të gjuhës ose kuptimit të ndonjë pjese të tekstit të këtyre Kushteve të Rezervimit dhe Kushteve të Përgjithshme, kushtet e këtyre Kushteve të Rezervimit mbizotërojnë dhe aplikohen në të gjitha rastet kur bëhet fjalë për Shërbimet e Rezervimit.
  • Mos-Heqja Dorë #
    Dështimi i cilësdo palë që të zbatojë ndonjë dispozitë të këtyre Kushteve të Rezervimit nuk do të konstituojë dhe nuk nënkupton në asnjë mënyrë heqje dorë nga këto Kushte të Rezervimit, përveç siç është përcaktuar në këto Kushte të Rezervimit.
  • Pezullimi i Shërbimeve të Rezervimit #
    Përmes njoftimit me shkrim, që mund të pubikohet në uebfaqet e Gjirafa, Gjirafa mund t’i pezullojë Shërbimet e veta, përfshirë Shërbimet e Rezervimit, dhe/apo të urdhërojë shtyrjen e performimit të Shërbimeve që janë objekt i këtyre Kushteve të Rezervimit.
  • Dispozitat Përfundimtare #
    Kushtet e Rezervimit përmbajnë mirëkuptimin e plotë të palëve, në lidhje me ndarjen rrezikut të plotë mes tyre, dhe përbëjnë një deklaratë të plotë dhe ekskluzive të përkufizimeve të kushteve të marrëveshjes së tyre në lidhje me çështjet e sipërpërmendura.
    Të gjitha bisedimet, marrëdhëniet, mirëkuptimet dhe marrëveshjet e mëparshme, verbale dhe/apo me shkrim, në lidhje me këto Kushte të Rezervimit tani zëvendësohen nga këto Kushte të Rezervimit, përveç kushteve specifike të aplikueshme për ndonjë rast të caktuar që mund të vendosen nga Gjirafa në Platformat e Rezervimit.
    Lidhur me ligjin e aplikueshëm dhe/apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në lidhje me çfarëdo mosmarrëveshje ose pretendim që rrjedhin nga, dhe/apo që lidhen me këto Kushte të Rezervimit, duke përfshirë shkelje, ndërprerje, apo jo- vlefshmëri, aplikohen rregullat e përcaktuara në Kushtet e Përgjithshme për ligjin e aplikueshëm dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.