Si të udhëtoni nga Tirana në Qeparo?
8 Gus, 2024
Udhëtimi nga Tirana në Qeparo zgjat rreth 4 orë e 20 minuta. Nëse zgjidhni të shkoni me autobus, nisjet bëhen nga Terminali Jugor dhe Verio në Tiranë, teksa ndalesa në Stacionin në Qeparo. Në Gjirafa Travel mund të rezervoni biletën tuaj online me një çmim prej 14 euro për person në një drejtim, apo thjesht të mësoni për oraret, operatorët linjat direkte apo indirekt dhe detaje të tjera të nevojshme për një udhëtim me autobus.
Sigurisht ju mund të zgjidhni të merrni një veturë me qira në Tiranë, ku zakonisht çmimet shkojnë nga 25 deri në 60 euro në ditë, varësisht llojit të veturës apo për sa gjatë do ta merrni.
Edhe taksi është një opsion për ata që dëshirojnë privatësi dhe çmimet shkojnë rreth 100 euro.
Ndërsa nuk ka alternativë të udhëtimit me tren.
Çka fsheh Qeparoi
Qeparo është një fshat bregdetar në jugun e Shqipërisë në bashkinë e Himarës.
Një vend i qetë përfekt për ata që duan të ikin larg zhurmës së qytetit, apo plazheve të stërmbushura.
Disa nga vendet që ia vlen t’i vizitoni në Qeparo janë:
· Plazhi i Qeparosë është vendi ideal për relaks dhe not në ujin e pastër dhe plazhin e bukur me gurë të vegjël. Ndodhet mes plazhit të Borshit dhe atij të Porto Palermos, dhe është i rrethuar me ullishte e lule që i japin hijeshi edhe më shumë.
· Gjiri i Këndesave ka një plazh fantastik me rërë të imët. Agrumet dhe ullishtet përreth i japin një pamje tjetër të bukur pastaj.
· Qeparoi i Vjetër ju shfaq jetën tradicionale të fshatrave të Shqipërisë, ndërsa shtëpitë prej guri kanë një arkitekturë interesante për t’u parë. Shumë shtëpi tashmë janë të braktisura ndërsa rrugët përgjatë fshatit janë të ngushta e të shtruara në gurë. Nga lart shihet edhe gjithë fshati poshtë dhe bregdeti i kalter. Gjithashtu janë edhe dy restorante shumë të mira të cilat ju rekomandojmë gjithsesi t’i vizitoni për shkak të ushqimit dhe amientit të mrekullueshëm që kanë.
· Kështjella e Ali Pashës është një pikë turistike që duhet ta vizitoni për shkak të mënyrës së ndërtimit, dhe historikut që ka. Nga atje keni një panoramë mahnitëse të detit apo edhe të Korfuzit.
Ushqimi në Qeparo
Edhe restorantet janë shumë të pasura me ushqime qoftë evropiane apo tradicionale. Byreku shtëpiak për shembull është shumë i rekomandueshëm apo edhe perimet në skarë. Edhe pjatat e detit përgatiten në mënyrën më të mirë, dhe do të ndaheni shumë të kënaqur.
Si tërësi, fshati Qeparo ju sjell qetësinë dhe relaksin që do ta keni për një kohë të gjatë edhe pasi të jeni larguar nga ky vend i bukur.