GjirafaTravel

Si të udhëtoni nga Himara në Sarandë ?

19 Gus, 2024

Udhëtimi prej Himarës në Sarandë me autobus është aq i rehatshëm jo vetëm për faktin që nuk merr shumë kohë (1 orë e gjysëm varësisht trafikut), por edhe sepse rrugës ka pamje të mrekullueshme që do t’i shijoni. Distanca gjer atje është 60-70 kilometra, dhe thuajse gjatë tërë kohës do të keni para jush detin e bukur Jon.


Rezervimi i biletës së autobusit

Nëse hyni në Gjirafa Travel do të gjeni të gjitha informacionet që ju duhen. Duke filluar nga operatorët që mund të zgjidhni si Boraku apo Olgeno Travel & Tours, pastaj mund të shihni oraret e autobusëve dhe më e rëndësishmja, ju mund të rezervoni biletën online në hapa shumë të thjeshtë për vetëm 12 euro për një person në një drejtim. Në këtë faqe do të mund të shihni saktë në hartë vendin e nisjes dhe stacionin ku do të zbrisni në Sarandë.


Sigurohuni që keni vizituar këto vende në Himarë

Por për aq kohë sa po qëndroni në Himarë mos humbisni mundësinë të vizitoni këto vende:

  • Fshati i Palasës – për aventurierët e sporteve ajrore, shkoni në Malin e Qikës, hidhuni me parashutë nga qafa e Llogarasë dhe zbrisni në plazhin e Palasës për një adrenalinë në kulm.
  • Plazhi i Llamanit – Nëse keni qëndruar me shoqëri në Himarë, ky plazh do të ju japë atmosferën rinore me klubet dhe festat që organizohen atje.
  • Gjiri i Porto Palermos – s’mund të anashkalohet në asnjë formë për shkak të madhështisë së tij me pamjet që ka. Mjafton një search në Google dhe fotografitë flasin vetë.

3 vendet perfekte në Sarandë

  • Kalaja e Lëkurësit – është ideale për pamjet më mbresëlënëse nga lart. Mund edhe të provoni nga ushqimet që janë në restorantin në kështjellë.
  • Syri i Kaltër – të gjithë e dinë për këtë fenomen natyror unik me ujë të kaltër kristal. Është i vendosur në një sfond kodrinash duke krijuar një mjedis piktoresk të qetë.
  • Plazhi i Gjipesë – Vetëm 30 minuta nga Saranda keni ndër plazhet më të pastra të rrethuar me shkëmbinj dramatikë, dhe është një vend perfekt për udhëtim një ditor.

Ju patjetër se do të përjetoni ndër pushimet më të mira ndonjëherë në jugun e njohur tashmë si pjesa më e bukur bregdetare e Shqipërisë. Prandaj keni se çka të vizitoni dhe ku të akomodoheni me çmime të përshtatshme për të gjitha kategoritë.