Si të shkoni nga Tirana në Shkup?

5 Gus, 2024

Me autobus në Shkup

Në një udhëtim nga Tirana në Shkup ka disa mënyra se si të shkoni. Në gjirafatravel do të gjeni të gjitha informacionet që ju nevojiten siç është çështja e rezervimit të biletave, operatorin me të cilin do të udhëtoni, kohëzgjatjen e udhëtimit, si dhe shumë informacione të tjera të nevojshme.

Zakonisht nisjet bëhen nga Terminali Lindor apo Rruga Dritan Hoxha në Tiranë, dhe destinacioni është në stacionin e autobusëve në Shkup në një kohëzgjatje prej 7 orësh. Ndërsa sa i përket linjave indirekte, nga Terminali Lindor i Tiranës së pari ndalohet në Prishtinë, pastaj pas ndërrimit të operatorit në Stacionin e Autobusëve, do të vazhoni drejt Shkupit.

 

Udhëtimi me tren

Është më pak e zakonshme një udhëtim i tillë ngase nuk ka një linjë direkte me tren, dhe ju merr më shumë kohë nëse keni pritje. Sido që të jetë, ju fillimisht mund të shkoni me autobus deri në Ferizaj, pastaj nga Ferizaji mund të merrni trenin për në Shkup. Gjithsesi ju sygjerojmë që paraprakisht të  siguroheni që treni është funksional në ditën që doni të udhëtoni, dhe këtë mund ta bëni në faqen e “Trainkos”.

Prej Tiranës deri në Ferizaj me autobus janë rreth 4 orë e 40 minuta, ndërsa prej Ferizajit deri në Shkup ka afro 2 orë rrugë më tren.


Udhëtimi me veturë

Padyshim se edhe udhëtimi me veturë e ka kënaqësinë e vet, qoftë për shkak se zgjidhni rrugët nëpër të cilat do të kaloni, apo edhe për shkak të ndalesave që mund të bëni nëpër shumë pika turistike deri atje. E të gjithë ata që e pëlqejnë këtë, nëse nuk kanë veturë personale mund të marrin një veturë me qira kudo, në Tiranë, Prishtinë apo Ferizaj varësisht se si kanë zgjedhur të udhëtojnë. Çmimet variojnë nga 25 euro për një ditë e më lart, duke marrë për bazë edhe llojin e veturës pastaj.

Taksi në anën tjetër është opsioni më i shtrenjtë që mund të keni në këtë udhëtim prej gati 286 kilometrave.


Sigurohuni që:

·       Të keni me vete pasaportën dhe dokumentet e nevojshme.

·       Maqedonia Veriore përdorë valutën Denar Maqedon (MKD), kështu që shkëmbeni me valutën tuaj paraprakisht apo kur të arrini atje.

Vizitoni këto vende në Shkup

  •   Pazarin e Vjetër
  •  Kalanë e Shkupit
  •  Muzeun e qytetit
  • Ura e Gurit
  • Kanioni Matka.