Si të shkoni nga Tirana në Gjipe?
12 Gus, 2024
Gjipe ndodhet në mes Dhërmisë dhe fshatit Vuno, dhe është 4 orë larg Tiranës dhe vetëm 2 orë nga Vlora. Nga Tirana në Gjipe mund të shkoni me autobus, me taksi apo edhe mund të merrni një veturë me qira. Nuk ka opsion të trenit. Ndërsa nëse shkoni fillimisht në Himarë, ju mund të shkoni me varkë pastaj deri në Gjipe që është vërtet një eksperiencë e bukur.
Për ata që vendosin të udhëtojnë me autobus, në Gjirafa Travel mund të kontrollojnë për oraret, linjat apo edhe të rezervojnë direkt biletën me një çmim prej 12 euro për person. Nisjet nga Tirana bëhen nga Terminali Jugor dhe Verior, dhe destinacioni është në stacionin në Gjipe për vetëm 3 orë e gjysmë rrugëtim.
Plazhi i Gjipesë
Plazhi i Gjipesë është ndër më të famshmit në Rivierën në jug të Shqipërisë, mirëpo nuk është i stërngarkuar me njerëz për shkak të qasjes në të. Dhe kjo është perfekte për ata që dëshirojnë privatësi. Për ata që shkojnë me veturë, duhet ta lënë atë në parkingun në Gjipe dhe duhet të ecin rreth 20 minuta deri në plazh, apo edhe mund të marrin mjete 4x4 me pagesë nëse nuk dëshirojnë të ecin.
Atje pastaj mund të bëni kamping dhe të kaloni ditë të paharrueshme në tënda, apo nën hijen e shkëmbinjve të lartë.
Sigurisht mund të notoni dhe të eksploroni shpellat por duhet të keni kujdes ta bëni këtë kur uji është më i qetë e pa shumë valë.
Poashtu mund të gjeni restorante me ushqime deti dhe jo vetëm, tepër të shijshme me çmime të arsyeshme, por duhet ta keni parasysh që të keni para kesh me vete, ngase pagesat me kartelë mund të mos funksionojnë.
Kanioni i Gjipesë
Kanioni krijon një sfond mahnitës në plazh. Nga plazhi ju mund të ecni dhe të shijoni pamjet rreth 1-2 km. Poashtu ju mund të ecni në plazh përmes kanionit nga parkimi, por është rreth 5 km larg dhe një ecje e vështirë. Ai ka lartësi 75 metra dhe gjerësi 10-20 m.
Të gjithë ata që janë të përgatitur mirë fizikisht mund të bëjnë ngjitje shkëmbore apo kanionig gjë që do të ju japë shumë adrenalinë.
Gjipe me plazhin e tij, sipas mediave ndërkombëtare ishte renditur i 22-ti në mesin e top 50 plazheve më të mira në botë, prandaj nuk ka asnjë dyshim që do ia vlejë çdo hap i hedhur drejt tij.