Nga Tirana në Athinë me autobus

22 Gus, 2024

Për të gjithë ata që janë të interesuar që të dalin edhe jashtë Shqipërisë për pushime, Athina sigurisht që është një destinacion që nuk dështon asnjëherë. Nga Tirana në Athinë, përveç makinës personale apo fluturimit, mund të shkoni edhe me autobus.

Për rreth 700 km rrugë, ju mund të rezervoni biletën online në Gjirafa Travel dhe të udhëtoni me operatorin AMR Travel. Mirepo si informacion, për këtë destinacion ju duhet të paraqiteni në zyret e operatorit të autobusëve që të merrni biletat. Ato i gjeni me çmim 40 euro për person në një drejtim.

Nisjet nga Tirana bëhen nga Terminali Lindor dhe arrijnë në stacionin në Athinë. Këtu mund të gjeni edhe çdo detaj tjetër që ju nevojitet sa i përket këtij udhëtimi.


7 vendet që duhet t’i vizitoni patjetër në Athinë

Sigurisht që për një vend turistik si Athina, është goxha e vështirë t’i ndajmë vetëm 7 nga gjithë ato destinacione që vizitojnë turistët nga gjithë bota, mirëpo me të vertetë ju nuk do të donit t’i humbisnit këto që do t’u tregojmë tani.

1. Akropoli është atraksioni më i vizituar në Athinë që ndodhet në mes të qytetit dhe është i dukshëm nga shumica e lagjeve. Pamja nga atje është fantastike.

Kur vizitoni Akropolin, duhet të vizitoni edhe Muzeun e Akropolit në rrëzë të malit. Në këtë muze mund të shikoni shumë gjetje të gërmuara në Akropol, si dhe mbetje arkeologjike të ndërtesave dhe tempujve në Akropol. Këtu do të gjeni disa nga skulpturat e Partenonit. Në këtë muze mund të gjeni shumë informacione për historinë e Akropolit për të marrë një ide më të mirë të kësaj zone.

2.       Pláka - Është një nga lagjet më të këndshme në Athinë me tarraca dhe dyqane dhuratash. Në këtë lagje keni plot monumente për të vizituar, por sigurisht që mund të ecni edhe nëpër rrugët e vogla dhe të ndjeni atmosferën ngase gjithmonë ka një aktivitet që zhvillohet.

3.       Anafiótika – Për ata që dëshirojnë pak qetësi, atë e gjjnë afer lagjes Plaka, në lagjen Anafiotika. Kjo lagje është plot me shtëpi të bardha dhe duket sikur jeni në një nga ishujt grekë, dhe do të merrni fotografi shumë të bukura.

4.       Tregu qendror - Sallat e tregut Varvakeios ofrojnë gjithçka. Gjeni ushqime lokale por edhe gjithë çfarë ju intereson, e edhe nëse nuk blini diçka, ia vlen thjesht ta vizitoni për gjallërinë që ka.

5.       Jeta e natës në rrethet e Gázit apo Psyri – Ky vend natën shndërrohet në një nga lagjet më të këndshme të qytetit. Ajo është tejet e popullarizuar për të rinjtë dhe duhet ta vizitoni patjetër për një mbrëmje të paharruar.

6.       Plazhi Kalamakic – Shumë afër qendrës së qyteti Kalamaki është një nga plazhet më të njohura pranë Athinës. Shtëpia e plazheve publike dhe private, ka disa bare plazhi dhe një park të vogël ujor.

7.       Plazhi Schinia - Padyshim ndër plazhet më të bukura rreth 50 minuta me makinë nga qendra e qytetit. Ka një shtrirje e gjatë me rërë të imët në të verdhë të zbehtë të mbështetur nga pisha mesdhetare.

Për Athinën nuk ka çka të shtojmë sa i përket asaj nëse duhet të vizitohet apo jo, sepse tashmë është i dëshmuar, dhe e tëra që ju mbetet juve është të niseni tani.