GjirafaTravel

Udhëtoni nga Tirana në Shkodër

8 Qer, 2024

Shkodrës nuk i ikën asnjëherë madhështia e bukuria me vendet atraktive për turistët që vijnë nga gjithandej botës. Ky qytet i pozicionuar në veri-perëndim të Shqipërisë, ju jep një bagazh njohurish me vete kur ta keni lënë atë.

Ndaj hyni në Gjirafa Travel, dhe rezervoni online biletën e autobusit që të keni një udhëtim pa ngarkesa, për një udhetim nga Tirana në Shkodër me autobus.

Informacione rreth biletës së autobusit

Nga Tirana ju do t’i përshkoni këto vende në rreth 1 orë e 45 minuta: Fushë Krujë- Thumanë -Fushë Mamurras -Lezhë -Balldren Bahçallëk deri sa të arrini në Shkodër.

Ndërkaq akomoditeti i autobusëve të operatorëve si “Candy Tours” me çmim 15 euro për një drejtim ju jep këmbën e mbarë në këtë aventurë.

 

Ja si e përshkruajnë turistët Shkodrën


Qyteti i bicikletave

Shkodranët kanë një traditë të kahmotshme të ngasjes së bicikletave, gjë që mundësohet edhe për shkak të terrenit të vendit dhe kompaktësisë së zonës urbane. Dhe kjo po i mahnit vizitorët sepse eksplorimin e qytetit mund ta bëjnë edhe vetë duke marrë me qira një të tillë. Jo në çdo vend ju do të shihni aq shumë dashuri për to.


Sheshi i Shkodrës - Pedonalja

Me një gjatësi prej 800 metrash, e shtruar me gurë dekorativë, kjo hapësirë do të ju falë tinguj teksa ecni me muzikën që bëjnë artistët, dhe do shihni shtëpitë e ndërtuara në stilin venecian, apo edhe Muzeun Kombëtar të fotografisë Marubi. E natën ky bulevard bëhet absolutisht romantik me ndriçimin që ka.


Kalaja e Rozafës

Interesante për nga legjenda se si është ndërtuar kjo kala, që tregon për historinë e Shqipërisë sipas sakrificës së një nëne për femijën e saj, por edhe për atë që do të shihni para jush nga lart si “Liqeni i Shkodrës”, lumenjtë e malet përreth.

Nga periudha Prill-Shtator është e hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 9:00-18:00.


Liqeni i Shkodrës

Si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit ky liqen dallohet për ajrin e pastër që sjell në këtë zonë ndërsa ndër pikat turistike më të vizituara në liqen janë “Syri i Sheganit”, Zogaj, Shiroka. Ju mund të perdorni varkat dhe gondolat veneciane poashtu që të përjetoni pak harmoninë e natyrës.

 

Xhamia e plumbit

Konsiderohet një monument kulturor në qytetin e Shkodrës, i cili u ndërtua më 1773 në stilin e Xhamisë Blu në Stamboll, dhe është e vetmja e përfshirë mes 50 xhamive më të bukura në botë. Ajo ndodhet pranë Kalasë së Rozafës ku vërtet nuk duhet t’u ikë kjo pjesë e veçantë. 

Ata që kanë kaluar këtej njëherë, kanë marrë energjinë për tërë vitin. Prandaj, vizitoni Shkodrën ngase do të gjeni historinë, peisazhet, muzikën, pastaj çmimet konkurruese, dhe më të rendësishmen mikpritjen që vjen natyrshëm nga sofra e shqiptarëve.