GjirafaTravel

Udhëto nga Tirana në Sarandë me autobus

3 Qer, 2024

Zgjohuni herët këtë vikend dhe synoni bukuritë rrënqethëse natyrore të Sarandës.

GjirafaTravel ju zgjidh çështjen e rezervimit të biletës online me autobus, ndërsa ju zgjedhni destinacionet e radhës.

Se si të arrini deri në jug dhe çka duhet të keni parasysh, i gjeni në detajet në vazhdim.


Orari i Autobusave

Nisjet bëhen 7 herë në ditë ku autobusi i parë nga Tirana drejt Sarandës është që në 5:30 të mëngjesit, me operatorin Tisa Travel, ndërsa ai i fundit është në orën 22:00, ku kohëzgjatja është afro 4 orë.

Çmimi i biletës për person është 15.50 euro në një drejtim.

Në travel.gjirafa.com poashtu mund të informoheni saktësisht për vendin e nisjes të paraqitur në hartë (Terminalin e Autobusëve të Jugut dhe Veriut), apo edhe për vajtje-ardhjet për çdo ditë.

 


Udhëtimi nga Aeroporti Nënë Tereza-Tiranë

Në rast se keni ateruar në aeroportin e Tiranës dhe dëshironi të shkoni në Sarandë, fillimisht ju duhet të shkoni deri në stacionin e autobusëve në Tiranë përmes “Luna Travel” në rreth 30 minuta ku bileta kushton 4 euro. Pastaj duhet të ndërroni operatorin në “Tisa Travel” përderisa prisni pak minuta për të vazhduar udhëtimin tuaj.


Rruga deri në Sarandë

Janë dy mënyra se si të shkoni në Rivierën Shqiptare:

Tiranë – Durrës - Fier- Vlorë – Himarë - Sarandë, që është rrugë më e gjatë deri në 7 orë, që zakonisht e preferojnë ata që udhëtojnë me veturë e që dëshirojnë të bëjnë ndalësa në pika turistike të regjionit.

Tiranë -Durrës - Fier - Tepelenë-Sarandë - në anën tjetër është rruga që marrin autobusat dhe është shumë më e shkurtë.


Disa nga vendet që duhet t’i vizitoni patjetër në Sarandë

Ky qytet jugor tashmë është një ndër pikat turistike më të frekuentuara në Shqipëri, por nëse mendoni se plazhet dhe deti i bukur Jon janë e tëra cka mund të shihni, e keni gabim.

Saranda ofron pamje magjepsëse të shumta, mes tjerash keni kalanë e Lëkurësit, prej nga shihet i gjithë qyteti si dhe ishujt e Ksamilit. Ajo gjendet mbi rrënojat e fshatit Lëkurës, dhe ka 3-4 kilometra rrugë deri atje. 

Ndërsa kur jemi te ishujt e Ksamilit, e mbështesim plotësisht mendimin se ka plazhet më të mbrëslënëse në vend, posacërisht ato me rërë të bardhë.

Mandej “Syri i Kaltër” është një mrekulli natyrore jo vetëm në Sarandë, por në gjithë Shqipërinë, që nuk duhet humbur asesi mundësinë për ta parë. I ndodhur përballë fshatit Krongj me thellësi që arrin deri në 45 metra, ai ka ngjyrën e kaltër, që i ngjan bebëzës së syrit. Ai është burimi më i madh dhe më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë malit të gjerë. Sot “Syri i Kaltër” mban statusin e monumentit të natyrës.

Saranda në përgjithësi është destinacioni për të qëndruar më gjatë nga se keni planifikuar sepse ju nuk do të donit të iknit pa i parë të gjitha.

Prandaj mos harroni të merrrni përjetimet më të bukura me vete si dhe po, rezervoni biletën kthyese në po të njejtin vend online me vetëm një click.