GjirafaTravel

Udhëtim nga Tirana në Pogradec

17 Kor, 2024

Nëse po mendoni të udhëtoni nga Tirana në Pogradec, në këtë blog do t’u përgjigjemi pyetjeve se si mund të shkoni deri atje e çka duhet patjetër të vizitoni.

Prej Tiranës deri në Pogradec janë 124 kilometra dhe ju merr rreth tri orë kohë deri atje. Ju mund të udhëtoni duke marrë një veturë me qira që kushton diku 25 euro për një ditë, një taksi prej 65-80 euro apo duke rezervuar një biletë autobusi në Gjirafa Travel. Nisjet bëhen që në orën 8:00 të mëngjesit nga Terminali Lindor i Autobusëve në Tiranë, dhe bileta një drejtimëshe me opertorin “Kei Reisen” kushton 6 euro. Nëse ndodheni në Tiranë, mund të merrni autobusin urban L8 drejtimi TEG.12, për të shkuar deri te ky stacion.

Ndërsa nuk ka një opsion të të udhëtuarit me tren deri atje.


Ku të shkoni në Pogradec

Pogradeci është një qytet i vendosur në brigjet e liqenit të Ohrit në juglindje të Shqipërisë në kufi me Maqedoninë e Veriut, dhe është një destinacion për udhëtarët që kërkojnë një hapësirë të qetë, plot bukuri natyrore e trashëgimi të pasur. Në liqenin e Ohrit i cili është një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë në Evropë, e që është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju keni mundësi për aktivitete të shumta. Atje mund të notoni, peshkoni, apo të shëtiteni me varkë dhe të vëzhgoni shpendët e llojllojshëm. Vizitoni pastaj edhe “Shtëpinë e Miqve” që është edhe galeri librash edhe kafene e që ndodhet afër bregut të liqenit dhe të ju falë një ambient të ngrohtë kulturor.

Pogradeci në përgjithësi ka atraksione të ndryshme, mes tjerash qytetin e vjetër të njohur për arkitekturën osmane dhe ballkanike, kalanë tepër unike si dhe fshatin Lin.

Vetëm pak kilometra prej qytetit mund të vizitoni edhe lumin Drilon, që me pemët e shumta dekorative përreth, shtigjet për shëtitje, urat karakteristike e mjellmat e bardha e bëjnë atë ndër atraksionet më të veçanta për t’u parë. Poashtu mund të merrni një varkë me qira dhe të bëni një lundrim të mahnitshëm në atë natyrë. Edhe një kafe në restorantet mbi lumë do të ju japë një kënaqësi tjetër.

Fshati Lin pastaj është i vendosur në bregun e Liqenit të Ohrit që ka shumë shtëpi të bukura prej guri me kopshte të mrekullueshme lulesh. Poashtu vlen të theksojmë se shumë vendas shesin prodhimet e tyre direkt nga kopshti, dhe ia vlen të shijohen secila.

Në mes të rrethit të Pogradecit dhe rrethit të Korçës ndodhet edhe Guri i Kamjës që i ngjason një anije të madhe. Në atë lartësi rreth 1500 m mbi nivelin e detit mund të shkojnë aventurierët e përgatitur mirë fizikisht, të shijonë pamjet dhe të mësojnë më shumë për legjendat interesante që thuhen rreth saj.

Kush kërkon pak qetësi e privatësi, atë do ta gjejë pikërisht në këto vende që përmendëm në Pogradec dhe ju rekomandojmë fuqishëm t’i vizitoni e i vetmi pendim që mund të keni, është që nuk keni shkuar më herët aty.