GjirafaTravel

Si të udhëtoni nga Tirana në Himarë?

23 Kor, 2024

Nëse po flisni me miqtë tuaj t’i kaloni këto pushime verore në një vend me pamje nga deti dhe mali, dhe ende nuk keni vendosur, nuk keni pse e diskutoni më. Tregojani atyre Himarën e Shqipërisë. 

Bëjani vetes këtë nder duke rezervuar biletën pa pritur në radhë në Gjirafa Travel. Kaloni ato 5 orë udhëtim nga Tirana në Himarë në rehatinë e autobusëve të operatorit “Olgeno Travel&Tours” me linjat direkte për Himarë. Paguani 12 euro për person, teksa informohuni edhe më shumë lidhur me vendin e nisjes apo për linjat indirekte. 

 

Himara në 2 minuta lexim

Himara është një kartolinë për ta përjetuar në realitet. Ajo është një zonë e mbushur me kulturë, tradita e mikpritje. Arkitektura e larmishme dhe monument kulturore në çdo fshat, flasin për kreativitetin e banorëve ndër vite. Ujërat e kristalta në plazhet e mrekullueshme, reliev të pikturuar të ndërthurur mes kanioneve, lumenjve e maleve do të jetë ajo çfarë çdo pushues do të gjejë në Himarë.


Fshati i Palasës - Për ju që jeni të apasionuar pas sporteve ajrore, ngjituni në malin e Qikës,  hidhuni me parashutë nga qafa e Llogarasë, dhe zbrisni në plazhin e Palasës.

Në veri të tij gjendet “Gjiri i Gramës” në të cilin shkohet vetëm me anë të detit për shkak të shkëmbinjve përreth. Në ta janë gjetur më se 1500 epigrame në gjuhën greke, ku lënë të kuptohet se ky vend ishte si strehë për detarët në rast stuhie, por edhe vend i adhurimit dhe pelegrinazhit gjatë asaj kohe.


Plazhi i Llamanit - Ndër plazhet më të preferuara sidomos për rininë, edhe për shkak të festave dhe klubeve rinore që organizohen atje, ai ndodhet vetëm 5 minuta larg qytetit të Himarës, nëpërmjet rrugës Himarë-Porto Palermo.

E gjiri i Porto Palermos do ju lë thjesht pa tekst. Në gadishullin e vogël në të cilin gjendet kalaja që besohet të jetë ndërtuar nga Ali Pashë Tëpelena në shek XIX, degjojeni qetësinë që mbizotëron gjatë tërë ditës dhe mbulohuni nga kënaqësia që sjellin pamjet.

Magjia e Himarës nuk ndalon me kaq. Për Dhërmiun nuk këshillohet thjesht ta vizitoni, ju duhet patjetër ta shijoni çdo cep të këtij fshati përrallor. Ai është ndër më të mëdhenjtë e bregdetit Jon, dhe përveç që është i duhuri për plazh, është i përkryer edhe për guximtarët e eksplorimit të botës nënujore, ku thellësia fillon që në breg. Shkëmbinjtë e thepisur si labirint në këtë anë, ju çojnë në Kodrën e Shën Todrit te “Shpella e Piratëve”, e gjatë 30 metra, me rëndësi turistike e historike. Këtë emër e ka marrë ngase kohë më parë piratët strehoheshin në të me anijet e tyre, ku theksojmë se edhe këtu ka qasje vetëm nga deti.

S’mund t’i lëmë pa përmendur as shtëpitë e vogla të një stili, dhe kishat historike.

Në anën tjetër, për të shkuar në plazhin e fshatit Borsh, ju do të përshkoni rrugën me ullishte, dhe pastaj do të njoftoheni me detin e pafund, Sigurisht nuk mund të mungonte as këtu një kala e njohur si “Kështjella e Sopotit”, prej nga do të keni bërë fotot për “wallpaper”-in tuaj të ardhshëm në telefon.

Kanioni i Gjipesë është thuajse i dedikuar për të apasionuarit e sporteve ekstreme. Në shtegun e ngushtë të tij mund të bëni ngjitje shkëmbore spektakolare dhe ngjallni adrenalinën. Deri atje mund të shkoni përmes Manastirit të Shën Theodorit apo përmes detit.

Ndaj mos lini pa shfrytëzuar mundësinë për të pasur pushimet që ia vlejnë në çdo aspekt. Nëse ndodheni në Tiranë, bëni hapin e parë këtu.