GjirafaTravel

Si të udhëtoni nga Tirana në Gjirokastër?

4 Qer, 2024

Në një rrugëtim Tiranë Gjirokastër, bëhuni gati për shumë fotografi para jush.

Nëse vendosni të udhëtoni me autobus, Gjirafa Travel është zgjidhja më e lehtë dhe e shpejtë për blerjen e biletës online dhe jo vetëm.

Gjeni kohën e nisjes dhe të arritjes, operatorin me të cilin do të udhëtoni (Tirka 2000, Argjiro Shpk…) si dhe informohuni në detaje për linjat direkte dhe indirekte.

Çmimi i biletës një drejtimëshe është 12 euro.

 

Mënyrat e udhëtimit

Distanca Tiranë-Gjirokastër është 223 km ku ju arrini në më pak se 4 orë në destinacion.

Ju duhet të kaloni prej Tiranës përmes Durrësit, Kavajës Lushnjës, Fierit e Tepelenës me autobusë deri te Gjirokastra, ndërsa nuk ka lidhje me tren.

Udhëtimi me taksi në anën tjetër kushton rreth 100 euro një drejtim, që është shumë më i shtrenjtë krahasuar me autobus. Opcioni me i arsyeshem mbetet udhetimi me autobus nga Tirana në Gjirokaster ku ju mund të rezervoni bileten online në Gjirafa Travel


Kryeqyteti i Shqipërisë

Para se të merrni rrugë për në vendlindjen e Kadaresë, ndaluni pak në atraksionet turistike të Tiranës, si Sheshi Skënderbej që ka marrë vlerësime të ndryshme, mes tjerash Çmimin Europian për Hapësirën Publike Urbane më të mirë më 2018.

Pastaj Kalaja e Mozaiku i Tiranës së bashku me Muzeun Historik Kombëtar, janë caqe për tu shënuar në kalendarin tuaj.

Ndërsa Bunk’Art 1 është një ndërtesë 5 kate nëntokë me 106 dhoma, e përuruar më 1978 nga sistemi komunist i atëhershëm, si bunker antibërthamor për strehimin e qeverisë, e cila është shndërruar në një pikë turistike në rajon.

Për ata që dëshirojnë një pamje më të gjelbërt, Parku i Madh i Liqenit Artificial në jug të qytetit, ju mundëson këtë si dhe në afërsi të merrni pak nga Kopshti Botanik e Zoologjik.

 


Qyteti-Muze –Gjirokastra

Kur të keni arritur në Gjirokastër ose në qytetin e gurtë siç njihet ndryshe, ju jeni në qytetin e përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s më 2005.

Kjo pjesë historike e Shqipërisë, ju mundëson të takoni Kalanë e Gjirokastrës ose të Argjirosë, dhe të mësoni për legjendën e emrit. Tutje shihni Pazarin e Gjirokastrës të ndërtuar në shek. XVII, Kishën e Shën Sotirit, Shtëpinë e Skëndulatëve mbi 300 vjecare e vlerësuar si ndër më të bukurat në Ballkan.

Nëse po kërkoni qetësi e ambient çlodhës, atë e gjeni në Parkun e Viroit, vetëm 3 km larg Gjirokastrës, kurse në rrethinë të qytetit keni Parkun Arkeologjik Antigonea, Hadrianopolin, Urën e Haskovës, apo edhe Kalanë e Libohovës.

Në përgjithësi konstruksioni i veçantë i shtëpive, historiku dhe bukuritë natyrore të këtij qyteti do të bëjnë që ju të ktheheni përsëri me një panoramë të njohur tashmë.