GjirafaTravel

Si të udhëtoni nga Tirana në Borsh?

1 Kor, 2024

Rruga nga Tirana në Borsh është një vijë e drejtë me fare pak kthesa, dhe udhëtimi me autobus me njerëzit tuaj më të dashur do ta bëjë edhe më interesant atë rrugëtim. Gjirafatravel.com ju mundëson të rezervoni biletën e të kurseni kohë, ndërsa operatorët me autobusët komfort i shtojnë kënaqësinë këtij rrugëtimi 3 orësh nga kryeqyteti shqiptar.

Qarkullimi i tyre drejt Borshit bëhet së paku tre herë në ditë, ku çmimi i biletës kushton 14 euro për person me operatorin “Olgeno Travel & Tours”.

Në anën tjetër ju mund të merrni një makinë me qira në Tiranë por që sigurisht kushton shumë më shumë.

Por paraprakisht bëni një shëtitje në “Sheshin Skënderbej” të Tiranës, vizitoni “Muzeun Ndërkombëtar” , Piramidën e Tiranës apo Zonën e Bllokut që të mbusheni më energji verore, dhe nisuni pastaj për në fshatin e pashoq.


Borshi simpatik

Ujërat e kristalta të pastërta e të ngrohta të plazheve të Borshit, do të ju tërheqin për not në çdo moment. Gjatë gjithë plazhit më të gjatë të krahinës keni bare e restorante me ushqime tradicionale e jo vetëm, që do të ju shërbejnë me mikrpritjen më të përzemërt. Por nëse po kërkoni më shume se sa kaq, merrni një varkë e nisuni të eksploroni gjiret e izoluara me shkëmbinj, si dhe të shihni kafshë të egra të rajonit. Shumë pranë keni zonat e peshkimit apo edhe burimet terminale që mund t’i shfrytëzoni.

Tutje mbrapa plazheve do të keni kodrat e natyrën e bukur përreth. Ndaj për ata që dëshirojnë të ndryshojnë ambient thjesht nisuni shtigjeve që çojnë në një aventurë tjetër. Mbathni një palë këpucë të rehatshme, merrni pak ushqim me vete dhe hikingu do të jetë ndër gjërat më të bukura që mund të bëni në Borsh.

Por, diçka që e karakterizon Shqipërinë në përgjithësi janë edhe kalatë, ku kemi kalanë e Borshit e cila tani është e hapur për turistët.

Mos harroni të bëheni pjesë edhe në atmosferën e gjallërinë që bëhet në vendbanimet e Borshit me tregjet e mbushura në të cilat do të gjeni dyqane nga më të ndryshmet. Që nga ato që ofrojnë punime dore, ushqime të freskëta, e deri te kafenetë gjithandej si dhe muzikantë e valltarë tradicionalë, janë copëza që do t’i lënë shije të ëmbël këtij udhëtimi.