GjirafaTravel

Si te udhëtoni nga Shkodra në Himarë?

20 Kor, 2024

Për të gjithë turistët që dëshirojnë të shkojnë nga Shkodra në Himarë ka disa opsione se si ta bëni atë. Mund të udhëtoni me linjën direkte “Candy Tours” ku nisjet bëhen nga rruga G’juhadol - Wanderers Hostel në Shkodër, dhe do të zbrisni në Stacionin në Himarë.

Ju mund të zgjidhni edhe linjat indirekte ku fillimisht duhet të shkoni në Tiranë në stacionin e autobusëve në Terminalin Lindor.  Prej aty me veturë apo me taxi duhet të shkoni në Terminalin Jugor dhe Verior, pastaj të niseni për në Himarë. 

Prej Shkodrës deri në Tiranë keni afro 2 orë rrugë dhe do të kaloni nëpër këto vende: Bahçallëk-Balldren - Lezhë - Fushë Mamurras - Thumanë - Fushë Krujë - Tiranë.


Në Himarë me autobus

Prej Tiranës deri në Himarë do të shkoni për rreth 3 orë. Nëse shkoni me autobus, bileta për një person në një drejtim me operatorin “Olgeno Travel” ju kushton 14 euro. Thjesht shikoni në Gjirafa Travel oraret dhe stacionet e nisjes dhe rezervimi online i biletës kurrë nuk ka qenë më i lehtë.

Në anën tjetër nuk ka opsion të të udhëtuarit me tren, mirëpo po që se doni të merrni një taksi direkt nga aeroporti i Tiranës ka një kosto prej 165 eurove.


Një udhëtim me veturë

Në qoftë se merrni një makinë me qira do t’u kushtojë nga 25-60 euro për një ditë, pa llogaritur shpenzimet e mbushjes së rezervuarit e me këtë rast ju sygjerojmë që përgjatë rrugës të ndaleni në shumë pika turistike që ia vlen të kaloni pak kohë edhe aty.

Fillimisht në Shkodër mund të vizitoni Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në të cilën ka fotografi të ngjarjeve të rëndësishme, mes tjerash është edhe fotografia e parë e realizuar në Shqipëri.  Poashtu ngjituni edhe në Kalanë e Rozafës për pamje fantastike nga lart.

Ndaluni edhe në Lezhë që të vizitoni memorialin e Skënderbeut, heroit kombëtar ku edhe u varros.

Në Tiranë pastaj keni qytetin që ofron të gjitha përveç detit. Mirëpo keni liqenin e mrekullueshëm për pak pushim, e sheshin kryesor për një shëtitje të paharruar.


Vendet më të preferuara për turistët në Himarë

E nga Tirana në Himarë keni pamje spektakolare përballë detit Jon e qyteteve të vogla të vendosura në kodra. Atje pastaj ka shumë opsione se çka të vizitoni por më poshtë po i rendisim si disa më kryesoret:

·   Plazhi i Livadhit

·   Plazhi i Gjipesë

·   Kështjella e Porto Palermos

·   Kështjella e Himarës

·   Shpella e Pëllumbave

Në Himarë keni mjaft hotele se ku të akomodoheni, mirëpo ka edhe shtëpi të banorëve që lëshojnë dhoma me çmime të arsyeshme. Mandej ka edhe parkingje afër plazheve me një pagesë simbolike (kesh), por ju mund të parkoni pak më larg plazhit nëse nuk doni të paguani.

Gjithsesi, Himara është një destinacion që duhet ta vizitoni sepse është ndër vendët turistike më të kërkuara në gjithë Shqipërinë, prandaj paketoni valixhet tuaja tani.