GjirafaTravel

Si të udhëtoni nga Aeroporti i Tiranës në Sarandë?

8 Kor, 2024

Janë disa mënyra se si të shkoni deri në Sarandë nga Aeroporti i Tiranës. Për këtë rrugë relativisht të gjatë, ne ju rekomandojmë që të bëni një zgjedhje që nuk dështon asnjëherë, duke udhëtuar me autobus përmes Gjirafa Travel Këtu ju mund të rezervoni biletën tuaj në hapa shumë të thjeshtë e megjithëse nuk ka linjë direkte deri atje, pse të mos pushoni gjatë rrugës dhe të largoni përgjegjësinë e ngasjes në të tilla largësi.

Fillimisht ju duhet të shkoni nga aeroporti deri në stacionin e autobusëve në Tiranë me “Luna Travel”, e prej aty do të merrni operatorin “Tisa Travel” deri në Sarandë. Thuajse çdo ditë ka nisje të paktën 5 herë nga Aeroporti i Tiranes ne Sarande Çmimi në total është 19.5 euro në një drejtim ndërsa të tjera informacione shtesë i merrni këtu.

Gjithsesi të tjerët mund të shkojnë me veturë me qira apo taksi për rreth 5 orë. Për një makinë me qira, 25 euro është kostoja për një ditë pa llogaritur mbushjen e rezervuarit. E njejta ka përparësinë e vet sepse mund të ndaleni herë pas here, apo të zgjedhni rrugë të tjera, por sigurisht ka një kosto shumë më të lartë.

Pastaj në qoftë se vendosni të merrni një taksi prej Aeroportit të Tiranës deri në Tiranë, kushton 13 euro, ndërsa nëse merrni taksi direkt për në Sarandë, kushton rreth 165 euro.

Ne ju sygjerojmë që për udhëtimet me veturë, gjithmonë të niseni pak më herët për në Stacionin e Autbusëve sepse trafiku në Tiranë di të jetë i ngarkuar.

Në Sarandë pastaj keni shumë çka të vizitoni që nga plazhet me rërë të bardhë, Syrin e Kaltër, monumentet kulturore të rëndësishme, e të bëheni pjesë e energjisë rinore me aktivitetet që zhvillohen sidomos gjatë sezonës. Ne sygjerojmë që në veçanti të vizitoni edhe “Rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve”, “Parkun Kombëtar të Butrintit”, apo edhe “Manastirin e Mesopotamit”.

Shumë afër e keni edhe plazhin e Ksamilit që është ndër top vendet bregdetare për t’u vizituar në Europë, dhe tashmë ndër më të preferuarit i turistëve ndërkombëtarë.

Kështu që, shikoni për mundësitë më të lehta që keni në dispozicion për këtë destinacion dhe shfrytëzoni këto ditë të bukura vere në rivierën shqiptare.