Oferta ka skaduar
Kjo ofertë udhëtimi ka skaduar! Ju lutem shikoni më poshtë oferta të ngjajshme.
VJENË, PRAGË DHE BUDAPEST - Udhëtim Grupor
Kalemi Travel Kosova
OhërVienë
Agjenda:
Dita e Parë: Fluturimi nga Ohri Direkt për në Vjenë. Nisja më 08.15 - Mbrritje më 10:05. Transfertë nga Aeroporti për në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Shëtitje panoramike 2 orë, Praga natën. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi ne Hotel. Mëngjesi ne Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel Dita e Katërt: Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Karlovy Vary. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Shëtitje rreth 2 orë në Karlovy Vary. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat rreth 7 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritje në Budapest. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Pestë: Mëngjesi ne Hotel. Vizitë në Monumentet në Budapest: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Transfertë për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 19.30. - Mbrritje më 21.00. Fluturimi për në Shqipëri. Në pagesë nuk janë përfshirë: • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program. • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
419€për person
A jeni student?
Për të përfituar zbritje për çdo rezervim, ju duhet të dërgoni:
ID-në tuaj të studentit nga njëri prej universiteteve të Kosovës.
Pas verifikimit ne do ju dërgojmë kodin për zbritje.