Viti i ri në Stamboll, Selanik dhe Sofje
Kalemi Travel Kosova
TiranëStamboll
Agjenda:
STAMBOLL, SELANIK, SOFJE 29 Dhjetor | 4 netë | 5 ditë 189 euro / për person Në çmim përfshihet: • Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus • Akomodimi në hotel me 3* • Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit • Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit) • Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e qëndrimit • Një lundrim me anije në Bosfor 2.5 – 3 orë për të parë Europën dhe Azinë DETAJET E TURIT: Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Selanik. Sistemimi në hotel. Dita e Dytë: Mengjesi në hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Stamboll. Sistemimi në hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në monumentet kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë. Nisja me autobus për në Akuarium. Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve. Hyrja 17 Euro – Qëndrimi 2 orë. Pas vizitës, kthimi dhe sistemimi në hotel. Opsionale: Darka speciale e Vitit të Ri. Muzikë, gjallëri, kostume, e fishekzjarre të ndryshme do të qëndrojne me ju gjatë gjithë kësaj nate. Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Pasdite, nisja për në Sofje. Arritja në Sofje. Sistemimi dhe fjetje në hotel. Dita e Pestë: Mëngjesi në hotel. Vizitë në monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Arritja në Tiranë. Cmimet momentale! ❤️
189€për person
A jeni student?
Për të përfituar zbritje për çdo rezervim, ju duhet të dërgoni:
ID-në tuaj të studentit nga njëri prej universiteteve të Kosovës.
Pas verifikimit ne do ju dërgojmë kodin për zbritje.