Vikend shoppingu në Selanik
Barileva
PrishtinëSelanik
Agjenda:
Selaniku, qyteti i gjallë në veri të Greqisë, magjepsë vizitorë jo vetëm me vende historike dhe pamje piktoreske, por edhe me përvojën fantastike për blerje apo shopping. Nga tregjet apo pazaret plot me delikatesa deri te dyqanet e brendeve më të njohura, ky qytet ka diçka për çdo shopaholic. Nëse kërkoni t’i dedikoni një ditë blerjeve tuaja, atëherë ejani me ne për të eksploruar destinacionet më të mira të blerjes në Selanik dhe zbuloni se si GjirafaTravel dhe Barileva mund t’ju ndihmojnë ta realizoni udhëtimin tuaj pa asnjë problem. Bileta kthyese dhe Akomodimi në Hotel - 60.00 Euro për person. Nisja: Çdo të shtunë ora 03:00 nga Bulevardi Bill Clinton Kthimi: Të dielen në ora 18:00 Të përfshira në çmimi: Bileta kthyese me nisje nga Prishtina Akomodimi në hotel Sanadwich dhe Lëng Itinerari Nisja nga Prishtina te Shtunen në ora 03:00. Vizita në qendrën tregtare COSMOS MEDITERRANEAN dhe IKEA gjatë ditës së shtunë Pasdite akomodimi në Hotel. Mëngjesi në Hotel. Kohë e lirë për shëtitje në qendër të Selanikut të Dielën Nisja për kthim në ora 18:00 me kohë lokale Greke. Informatë shtesë: Për udhëtim në Selanik duhet të jeni pajisur me vizë ose dokument tjetër që ju lejon hyrjen në territorin e BE-së.
60€për person
A jeni student?
Për të përfituar zbritje për çdo rezervim, ju duhet të dërgoni:
ID-në tuaj të studentit nga njëri prej universiteteve të Kosovës.
Pas verifikimit ne do ju dërgojmë kodin për zbritje.