Ecje Via Ferrata dhe Zip Line në Rugovë
Balkan Natural Adventures
PejëRugovë
Agjenda:
Përjeto adrenalinen në Rugovë, nën udhëheqjen e guidave me përvojë. Bashkangjitju grupeve të vikendit në ngjitjen e Via Ferrata dhe lëshimin në Zip Line mbi lumbardhin e Pejes. Via Ferrata është shteg i siguruar me shkallë të ngulitura në shkëmb, që i mundëson secilit avanturiar të përjetojë adrenalinën e ngjitjes në shkëmbinjë. Ky është një sistem i zbuluar për përdoriom ushtarak gjatë Luftës së parë botërore, që tash është kthyer në atraksion turistik në tërë botën. Në një udhëtim prej disa orësh ju do të përjetoni adrenalinë duke qenë të siguriuar me pajisje të cilësisë së lartë dhe të udhëhequr nga guidat me pervojë. Udhëtimi juaj do të filljë me lëshim në Zip LInë të gjatë 650 metra, mbi kanjonin e Lumbardhit të Pejës. Ky është Zip Line i parë dhe i vetmi i licencuar në Kosovë. Fluturo mbi kanjonin e Rugovës shif pamjen e mrekullueshme të cilën mund ta përjetojnë zgjoët dhe ata që lëshohen në Via Ferrata, ku nisja behet ne ora 10:30 nga Vizitor Center në Pejë afër Patrikanës
25€për person
A jeni student?
Për të përfituar zbritje për çdo rezervim, ju duhet të dërgoni:
ID-në tuaj të studentit nga njëri prej universiteteve të Kosovës.
Pas verifikimit ne do ju dërgojmë kodin për zbritje.