Oferta ka skaduar
Kjo ofertë udhëtimi ka skaduar! Ju lutem shikoni më poshtë oferta të ngjajshme.
Udhëtim në Paris
Kalemi Travel Kosova
TiranëParis
Agjenda:
Detajet e Turit: Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 12:30. Mbrritja në Paris në 15:30. Transferimi për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Concorde, Assamblee Nationale, Pallati Invalideve, Varri Napoleonit, Kopshti Tyilerive. Vizite ne Kullen Eiffel. Lundimi me Anije ne Lumin Seine. Transferta per ne Versaje. Vizitë në Pallatin e Versajes dhe kopshtet e saj. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja per ne Muzeun e Louvrit dhe Vizita.Vizitë në: Kopshtet e Luxemburgut, Katedralja Notre Dame. Shëtitje panoramike ku do të shikohen Panteoni, Opera de Garnier, Sheshi Bastille dhe Opera më e madhe e Francës. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Dita e Katërt: Mengjesi ne Hotel. Nisja në drejtim të Galerive Lafajetë (Galeries Lafayette). Shopping Promenade.- Nisja në drejtim të lagjes moderne La Défense. Vizitë dhe dreka në Qendrën e madhe tregtare “Les 4 Temps”. Nisja nga La Défense në drejtim të Aeroportit. Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 16:05. Mbrritja në Tiranë në orën 18:40. Shënim: Të gjithë Familjarët që do këkojnë Vizitë në Disneyland, Guida jonë në Paris i asiston per ti orjentuar për biletën e hyrjes në Disney. Biletën dhe transfertat e nevojshme i blejnë vetë. Në pagesë përfshihen: 1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion 2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus. 3. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi. 4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit. 5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. 6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 23cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra). Hoteli i Turit te Parisit IBIS ORLY CHEVILLY 7 Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm. OPSIONALE: 1. Udhëtimi për në Pallatin e Versajës kushton €15 (fëmija deri në 10 vjeç paguan 7 euro) 2. Bileta për Hyrje në Pallatin e Versajës dhe vizita në Kopshtet e saj kushton €30 (fëmija deri në 10 vjeç paguan 15 euro) 3. Bileta për Hyrje në Louvre kushton €20 (fëmija deri në 10 vjeç paguan 10 euro) 4. Lundrimi në Lumin Seine është opsional. Pagesa dhe rezervimi bëhet tek guida. Çmimet momentale ❤️
449€për person
A jeni student?
Për të përfituar zbritje për çdo rezervim, ju duhet të dërgoni:
ID-në tuaj të studentit nga njëri prej universiteteve të Kosovës.
Pas verifikimit ne do ju dërgojmë kodin për zbritje.