GjirafaTravel
5 Imazhe

Paris dhe Disneyland

Kalemi Travel Kosova

TiranëParis

Agjenda:

Pako Grupore me Guidë Paris dhe Disneyland 01 Dhjetor | 3 netë | 4 ditë 499 euro - për person Në çmim përfshihen: • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion • Transfertat dhe shëtitjet me autobus • Akomodim në hotel • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit • Hyrja në Parkun Disneyland. (ku perfshihet hyrja ne te dyja parqet 1-Disney Land Paris dhe 2- Walt Disney dhe lojrat) • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit • Cantë shpine me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm Detajet e Turit: Dita e Parë: Udhëtimi me avion direkt Tiranë - Paris. Nisja në orën 12:30. Mbrritja në Paris në 15:30. Transferimi për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Nisja ne drejtim te Kulles Eiffel, Vizitë ne Kullën Eiffel ne katin e dyte, Shetitja me anije ne Lumin Seine. Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Concorde, Assemblee Nationale, Pallati i Invalideve, Varri i Napoleonit. Vizitë në Muzeun e Luvrit. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja ne Drejtim te Parkut te madh te Disneyland Paris ,k u vizitohen te dy parqet e parkut . E gjithe dita i perkushtohet Parkut te madh te Disneyland Paris. Kthimi dhe akomodimi në hotel. Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizit Panoramike e Qytetit, Galerite Lafajet ,Kopshti i Luksemburgut, Opera Garnier , Champs - Elysees, Kopshti I Panteonit. Pasdreke Vizit ne lagjen Moderne te Parisit, La Defense. Nisja për në Aeroport . Fluturimi direkt Paris - Tiranë. Nisja në orën 16:05 . Mbrritja në Tiranë në orën 18.40. Shenim: Itinerari i fluturimit per grupin e dates 26 Nentor: Tirana - Paris 17:00 - 20:00 Paris - Tirana 20:35 - 23:10 Kujdes: 1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme. 2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës. 3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm. Opsionale: Bileta për Hyrjen në Muzeun Louvre kushton €20. Rezervimi për Biletat bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit. Çmimet e Biletave mund të ndryshojnë. Lundrimi në Lumin Seine eshte opsional dhe pagesa dhe rezervimi bëhet tek guida. Për më shumë detaje na kontaktoni! Çmimet janë momentale! ❤️

499për person

Dhjetor 1 - 4
Rezervo

A jeni student?

Për të përfituar zbritje për çdo rezervim, ju duhet të dërgoni:

    ID-në tuaj të studentit nga njëri prej universiteteve të Kosovës.

Pas verifikimit ne do ju dërgojmë kodin për zbritje.