GjirafaTravel
4 Imazhe

Eksploro Abu Dhabi dhe Dubai me pakon grupore

Kalemi Travel Kosova

TiranëAbu Dhabi

Agjenda:

Destinacionet: Abu Dhabi dhe Dubai PROGRAMI ME 5 DITE Dita e Parë: Paraqitja në Check in 2 orë para nisjes. Fluturimi Direkt Tiranë - Abu Dhabi. Nisja nga Tirana në orën 17:25 - Mbrritja në Abu Dhabi në orën 01:25 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai. Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar. Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. (Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa. (Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.Kthimi dhe Fjetje në Hotel. Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Abu Dhabit. Fluturimi direkt Abu Dhabi - Tiranë . Nisja nga Abu Dhabi në orën 14:05 - Mbrritja ne Tirane 17:35. Akomodimi: GrandMayfair = https://gj.al/grandmayfair Dhomë standarde me mëngjes Ibis Abu Dhabi Gate - https://gj.al/ibis_abudhabi Dhomë standarde me mëngjes Përfshihen: Biletat e avionit për vajtje dhe ardhje Transferimet në aeroport Akomodimi në Abu Dhabi dhe Dubai Mëngjeset në hotele Turrat me autobus të shoqëruara sipas itinerarit Guidat që flasin anglisht gjatë gjithë udhëtimit Guidat vendorë për ekskursionet specifike Vetëm një çantë shpine për person Shënim: Viza dhe sigurimi, me një vlerë prej 120 euro për person, nuk përfshihen në çmim. Ju lutemi vini re: Çmimet mund të ndryshojnë dhe nëse kjo ndodh, shuma e plotë do të rimbursohet.

399për person

Dhjetor 4 - 8
Rezervo

A jeni student?

Për të përfituar zbritje për çdo rezervim, ju duhet të dërgoni:

    ID-në tuaj të studentit nga njëri prej universiteteve të Kosovës.

Pas verifikimit ne do ju dërgojmë kodin për zbritje.